27 Dhjetor

Zemra e Krishtlindjes

Kështu hiri i Zotit tonë teproi pa masë me besimin dhe dashurinë, që është në Jezu Krishtin.”. 1 Timoteut 1:14.

Novela e Çarls Dikensit "Këngë Krishtlindjeje" që u lançua për herë të parë në 19 dhjetor 1843, nuk ka reshtur asnjëherë së printuari. Tregon historinë e Ebenezer Skurxhit, një plak gërrnjar, kurrnac dhe i pasur që thotë: "Çdo idiot që citon me buzët e tij 'Gëzuar Krishtlindjen' duhet të piqet në pudingun e tij!" Por, në një Krishtlindje Skurxhi ndryshoi në mënyrë radikale në një burrë të lumtur dhe bujar. Ai kishte humor, ishte i dashur dhe historia e tij jep mesazhin e njeriut që ka nevojë kaq shumë për paqen e brendshme.

Kur ishte djalë i ri, apostulli Pal e kundërshtoi Jezusin dhe ndjekësit e Tij me një shpirt hakmarrës. "Por Sauli po shkatërronte kishën: hynte shtëpi më shtëpi, merrte me vete burra dhe gra dhe i fuste në burg." Veprat 8:3.
Por një ditë ai takoi Krishtin e ringjallur dhe jeta e tij ndryshoi tërësisht. 

Në një letër dërguar Timoteut, Pali është duke shpjeguar atë ngjarje që i ndryshoi jetën duke thënë që, edhe pse ishte persekutues i njerëzve të Perëndisë. Zoti ishte treguar shumë i mirë me të. Jezusi lindi dhe e dha jetën e Tij që ne të jemi të falur dhe të transformohemi në besim në Atë. Kjo është zemra e Krishtlindjes!

Një ndryshim në sjellje fillon me Jezusin që i ndryshon zemrat tona.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>