19 Shtator

Zgjidh Të Pushosh…

Grimcat e kësaj jave do të ngjajnë një çikë të çuditshme, se ndonjëri mund të thotë, po sa filloi sezoni, ca pushimi na duhet? Arsyeja pse duhet të pushojmë është që të marrim energji. Sepse nuk mund të japesh maksimumin nëse nuk ke marrë, nëse nuk je plot vetë së pari. Energjia jonë është si bateria e telefonit. Sado i ri të jetë, po nuk e vure në karikim çdo natë, nuk shkon gjatë. Ka gjasa që shumë prej nesh, më shumë po japim sesa po marrim. Si të krijojmë këtë lloj balance, sepse nëse japim më shumë sesa po marrim do na boshatiset depozita emocionale, fizike, shpirtërore. 

Kemi nevojë rregullisht për tu mbushur, e ri-mbushur, për tu karikuar me energji. Duket disa herë sikur pushimet janë më shumë garë, kush shkon në vendet më të bukura, kush bën selfie më të bukura sesa pushime për tu shlodhur dhe për të marrë energji. 

Dua ta filloj me një moment nga kisha e parë në Jeruzalem, Liderat e parë, Pjetri dhe Gjoni… Veprat 3:1-6 Por Pjetri dhe Gjoni po ngjiteshin bashkë për në tempull, rreth orës së nëntë, në orën e lutjesDhe aty ishte një njeri i çalë që prej lindjes, të cilin e sillnin çdo ditë dhe e linin afër derës së tempullit, e t'u quajtur "E bukura", për t'u kërkuar lëmoshë atyre që hynin në tempullAi, kur pa se Pjetri dhe Gjoni po hynin në tempull, u kërkoi lëmoshë. Atëherë Pjetri, me Gjonin, duke i ngulur sytë mbi të, i tha: ''Na shiko''Dhe ai po i shikonte me kujdes, duke shpresuar se do të merrte ndonjë gjë prej tyre.Por Pjetri tha: Unë nuk kam as argjend, as ar, por atë që kam po ta jap: në emër të Jezu Krishtit nazarenas, çohu dhe ec!

Kjo është histori e bukur sesi Pjetri dhe Gjoni shërojnë këtë njeri me probleme fizike. Por dua gjithashtu të shikojme atë pjesën në fund: por atë që kam po ta jap. Mund të vijë një moment kur ti s’ke më se çfarë të japësh dhe kuptohet për disa sepse bëhen me nerva shpejt ose bëhen cinik, flasin me kunja, ngrenë zërin, përplasin gjera… etj etj… dhe të duket vetja i çuditshëm, pse po sillem kështu. Sepse të janë mbaruar bateritë, të është mbaruar karburanti … 

Në ditët në vazhdim dua të ndaj tre meraqe (nga historia e Danielit kap.5) dhe tre hapa praktikë si të pushosh sipas planit të Perëndisë për shlodhjen dhe pushimin.
Vazhdon nesër… 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>