28 Nëntor

5 Gjëra ndërkohë që pret

Lypni dhe do t’ju jepet; kërkoni dhe do të gjeni; trokitni dhe do t’ju çelet.” Mateu 7:7 

Kur Perëndia të ka vënë në periudhë pritjeje, mos rri në vend-numëro. Në vend të kësaj imito zakonet që të rritin dhe ta bëjnë besimin e fortë. 

Bibla thotë se janë 5 gjëra që duhet të vazhdosh të bësh edhe kur je në përiudhë pritjeje. 

1. Vazhdo të lutesh.

Bibla thotë: Lypni dhe do t’ju jepet; kërkoni dhe do të gjeni; trokitni dhe do t’ju çelet.” Mateu 7:7. Vazhdo të lutesh dhe do të marrësh përgjigje.

2. Vazhdo të shërbesh.

Romakëve 12:11 thotë: Mos u tregoni të përtuar në zell; jini të zjarrtë në frymë, shërbeni Perëndisë.” Mos u shqetëso për të patur një shërbesë kuptimplotë. Jepi ti kuptim shërbesës tënde.

3. Vazhdo me grupet e vogla.

Bibla thotë te Hebrenjve 10:25: Pa hequr dorë nga të mbledhurit bashkë tonin, sikurse kanë zakon disa, por të nxisim njeri tjetrin, aq më tepër se e shihni ditën që po afrohet.” 

4. Vazhdo të mbjellësh.

Predikuesi 11:6 thotë: Farën tënde në mëngjes dhe në mbrëmje mos lër dorën tënde të pushojë, sepse ti nuk e di se cili nga të dy do të dalë më mirë; ky apo ai, apo do të jenë të mirë që të dy.

5. Vazhdo të besosh.

Bibla thotë: Por ti qëndro në ato që mësove dhe u binde plotësisht, duke e ditur prej kujt i mësove. 2 Timoteut 3:14.

Puna është që duhet të qëndrosh aktiv. Mos fli gjumë. Perëndia nuk ka pse ta ngasë një makinë tashmë të parkuar! Mos i thuaj Perëndisë që je duke pritur. Ndize motorrinon dhe fillo ta ngasësh makinën. Ku? Kudo! Përfshihu në një shërbesë. Përfshihu në kishë. Përfshihu në një grup të vogël. Bëj gjërat që mendon se do të kishe mundësinë të bëje për të zhvilluar aftësitë dhe zakonet e tua dhe bëhu më shumë si Jezusi.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>