25 Nëntor

Mësimet e Vogla të Çojnë Drejt Sukseseve të Mëdha

Pranoni sot (sepse nuk u flas bijve tuaj që nuk e kanë njohur as e kanë parë disiplinën e Zotit, Perëndisë tuaj), madhështinë e tij, dorën e tij të fuqishme dhe krahun e shtrirë.” Ligji i Përtërirë 11:2

Moisiu i udhëhoqi Izraelitët të dilnin nga Egjipti dhe kur ishin në shkretëtirë rrugës për në Tokën e Premtuar. Atyre do t'u duheshin pak javë për atje edhe pse ishin të shumtë në numër, por në vend të kësaj udhëtimi zgjati 40 vjet. 

Çfarë ishin duke bërë? Për 40 vite ishin duke u vërtitur rreth e rrotull. Zoti ishte duke u dhënë test pas testi duke u thënë: "A do të më besoni mua?" Ishin 7 testime. Sa herë që ata dështonin, Zoti i dërgonte në pjesë të tjera të shkretëtirës. Por edhe në atë shkretëtirë ata nuk ishin rastësisht. Të presësh në shkretëtirë gjithnjë ndodh për një arsye dhe është e qëllimshme.

Ndoshta disa nga ju janë në shkretëtirë tani. Mbani mend këtë: "Rruga për Tokën e Premtuar kalon nga shkretëtira." Ti duhet të kalosh në shkretëtirë dhe të presësh. Ti duhet të kalosh në atë shkretëtirë. Ti duhet të kalosh në atë thatësirë. 

Ti je duke pritur në shkretëtirë për një qëllim. Ndërsa je duke pritur, të duhet të shënosh mësimet që ke marrë gjatë kësaj kohe.

Numrat 33:2 thotë: “Moisiu shënoi me shkrim vendet e tyre të nisjes, për çdo etapë, sipas urdhrave të Zotit; dhe këto janë etapat e tyre, në bazë të vendnisjeve të tyre.

A je duke e mbajtur shënim progresin tënd si i Krishterë? A je duke shkruar ndonjë gjë? ti ke nevojë të mbash një ditar kur je duke pritur. Por mos shkruaj eventet aty, por shkruaj mësimet që ke marrë dhe ato që je duke marrë ato momente.

Unë mësova se në periudhat e ndryshme të jetës kur m'u desh të prisja se mësimet e vogla të çojnë drejt sukseseve të mëdha. Disa nga mësimet e vogla i kam marrë në përiudha thatësire, depresioni dhe këto mësime kanë qenë çelësi për sukseset e mëdha në jetën time. Prandaj, ti duhet t'i shkruar ato mësime.

Psalmet 119:33 është lutje shumë e mirë për t'u bërë ndërsa je në shkretëtirë dhe je duke pritur që Zoti të të çlirojë: “Më mëso, o Zot, rrugën e statuteve të tu dhe unë do ta ndjek deri në fund." 

Më mëso o Zot që të mos endem vërdallë. Më mëso si të jetoj që të dal nga ajo situatë shumë shpejt. Nuk dua të jem atje për 40 vite. Nuk dua të vërdallisem më. Më jep mësime për jetën që të qëndroj në udhën tënde dhe të kem rritje shpirtërore... Amen


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>