24 Qershor

5 Nivelet e Lidershipit

(Përmbledhje nga libri i John C. Maxwell 5 Levels of Leadership).

Si fillojnë shkallët e lidershipit:

1. Pozita: Skuadra të ndjekin sepse duhet të ndjekin, s’kanë zgjedhje. Je caktuar ti drejtuesi i tyre, shefi i tyre, ti ke njerëz nën vete, autoritetin ta ka dhënë dikush dhe natyrshëm njerëzit duhet të binden. Kështu e fillojnë gati të gjithë apo jo?
Dikush kishte besim tek ty dhe të caktoi në nivele lidershipi, të dha njerëz në skuadër disa gjete vetë.
S'ka ndonjë të keqe ky pozicion, sepse këtu fillohet, por është e vështirë që njerëzit të ndjekin me dëshire. Është e vështire ti ndikosh ato natyrshëm, nëse drejton vetëm se ke pozitë.
Ky nivel ngelet vetëm në pozitën e shefit, drejtorit, pronarit, por jo të liderit. I bie të drejtosh me rregulla, politika të brëndshme dhe njerëzit të ndjekin përsa kohë janë në punë, mbaroi puna, mirupafshim.
Ky lloj lideri e ka të vështirë të mobilizojë vullnetarë ose persona më të rinj ose më të shkolluar se ai/ajo. Pse, sepse nuk e kanë shef dhe nuk ia varin kur ai e trash zërin apo e ngre tonin kur janë jashtë pune ose për diçka vullnetare. Ky lloj pozicioni nuk ka nëvojë fare për aftësi lidershipi, kujtdo mund t’i bjerë të caktohet në një pozitë lidershipi. Por e keqja është që nëse nuk rritesh mund të hiqet edhe ky pozicion. 

2. Leje: Skuadra të ndjekin sepse të kanë shok dhe e duan shoqërine me ty dhe kanë dëshirë ta ndjekin shokun e tyre. Kanë besim tek ty dhe kur shërben—punon me këta është qef sepse e dinë që shoku im po drejton por edhe projekti bëhet me qef, shërbesa, puna. Synimi i këtij lideri është së pari mirëqënia e skuadrën: “Po lëre punën tashti, ti si je, hajde dalin për i kafe se pret puna për gjërat e tjera.” Dhe miqësia sa vjen e forcohet, dhe puna ecën më lehtë.  
Nëse sapo ke hyrë në këtë nivel lidershipi: Mëso sa më shumë detaje për skuadrën tënde, kur e kanë ditëlindjen, si e ka emrin i dashuri, burri, gruaja, kalamajtë,  ku e kanë shpinë, ca viti është në shkollë, kur e ka provimin, çfarë gjëje e mirë po ndodh me të, çfarë sfide po kalojnë, cfarë ëndërrash kanë.  
Miqësia të arrijë në pikën, që kur ke kohe të lirë ose po rri kot, të shkojë mëndja direkt te dikush te skuadra jote, ta marr nje herë ne cel, kot për muhabet, “hë o shok, si je, ca je tu bo, kot të mora, po lutesha për ty, po të mendoja, sa mirënjohës i jam Zotit për ty, njësh je, yll je, të du fort, lum unë që të kam shok/shoqe. 
Rreziku në këtë nivel është: Mund të pëlqeje ky lloj—stil lidershipi dhe ngec aty. Aty nuk arrin shumë rezultate të lartë, sepse rezultati do punë, do përkushtim të lartë dhe ka dead-line, ka llogari-dhënie, ti nuk iu kërkon dot llogari se e ke shok, ke hall mos e mërzit. 

3. Prodhim, Sasi, Rezultate: Skuadra të ndjekin për shkak të rezultateve që ke arritur, gjërave që ke bërë. Dhe rezultatet kanë rëndësi, nëse skuadra jote e futbollit nuk po fiton, nuk po jep rezultate, ti nuk është se do i ndjekësh më ndeshjet, sepse po humbin gjithmonë.
Ky lloj lideri, në nivelin 3, të mbaron pune. Sepse tani ai e ka thelluar nivelin e miqësisë dhe synon rezultate. Tani skuadra e dinë: te kam shok, por kemi dhe ca synime për organizatën tonë 

Në këtë nivel lidershipi, niveli 3, fillojnë dhe ndodhin gjëra të mira. Puna bëhen, jemi shokë, morali është më i larte, rezultatet rriten, levizin gjërat, synimet arrihen ose duken më të arritshme.
Lidershipi dhe Ndikimi këtu fillon të ketë lezet. Sepse kur të gjithë fitojnë, të gjithë e harrojnë lodhjen. Ketu liderat bëhen fuqi jetë-ndryshuese në komunitet. Sepse po shikon sesi po të përdor Perëndia për të ndryshuar njerëz dhe komunitete. 

4. Po zhvillon të tjerët. Drejtuesët e një kishe—organizatë rriten dhe shkojnë në një nivel tjetër, jo sepse iu shtohen fuqitë, por nga aftësia e tyre për të fuqizuar të tjerët. Njerëzit në këtë pikë të ndjekin për shkak të shumëfishimit, ndikimit që ke sjellë tek ata, sepse I ke ndihmuar të rriten dhe ata po bëjnë diçka. Ata po përdorin pozitën, miqësinë dhe produktivitetin për të investuar tek të tjerët që edhe ata të bëhen lidera.
Rezultati është: Shumëfishim i vetes. Prodhimi, rezultatet mund ta fitojë një lojë ose një ndeshje POR zhvillimi i të tjerëve do të bëjë që të fitosh kampionatin. Dhe e di çfarë ndodh në këtë nivel lidershipi?
a-Puna në skuadër shkon në një nivel shumë të lartë. Pse? Sepse duke investuar tek njerëzit miqësite do forcohen (do arrish në nivele të thella njohje me ta dhe kjo do krijojë besnikëri).
b-Performanca rritet. Pse? Sepse ke më shumë lidera në skuadër dhe ndihmojnë në rritjen e performancës së njëri-tjetrit.
Liderat në nivelin 4, iu ndryshojnë jeten njerëzve. Dhe njerëzit i ndjekin sepse e shikojnë sesa shumë ka bërë ai person për ta, që ai/ajo të rritet në atë lloj niveli. Dhe lidhja e tyre shkon gjatë, ata sa te jenë gjallë do jenë miq e shokë.

5. Maja e piramides. Ky është niveli më i lartë. Skuadra të ndjekin për shkak të respektit që kanë për ty. Pra ky është niveli më i lartë. Niveli 1-4 mund të mësohet, me punë, I qëllimshëm, mban ritmin, ke dispilinë …. Kurse niveli 5, kërkon dhe aftësi dhe talent. Në këtë nivel shkojnë vetëm liderat që e kanë dhunti lidershipin. Çfarë bëjnë liderat në nivelin 5?
a-Bëjnë ose nxjerrin shumë lidera të nivelit 4.
Se shiko, nëse lideri i ka te treja: e respektojnë, e duan fort dhe jep rezultate ai mund të arrijë një lloj influence shumë të lartë dhe njerëzit do e ndjekin me shumë lehtësi.
T’i rritësh ndjekësit të bëhen drejtues nuk është punë e lehtë, se ndryshe do e bënin të gjithë. Shumica e drejtuesve nuk arrijnë nivelin 5, sepse do punë të madhe. Por do ia vlejë.
b-Drejtuesët e nivelit 5, e çojnë dhe organizatën në nivelin 5.
c-Këta lloj liderash krijojnë mundësira që të tjerët as nuk i çojnë nëpërmend.
d-Njerëzit i ndjekin ata sepse e dinë se kush janë dhe çfarë përfaqësojnë.
e-Lidershipi i tyre nderohet nga te gjithë, reputacioni i tyre është shumë pozitiv.
Rezultati: Liderat e nivelit 5 e kalojnë organizatën e tyre në një industri të madhe në nivel kombëtar dhe ndër-kombëtar.
Në cilin nivel lidershipi je ti nga 1-5, ku e mendon veten? Pyetja e dytë, pyet skuadrën, ku dte shikojnë ata ty, në cilin nivel lidershipi?
Si ishte ky shkrim për ty, a ke dëshirë të dish më shumë për nivelet e lidershipit? Na kontakto për më shumë detaje për secilin nivel të lidershipit dhe testet për të parë se në cilin nivel je. Sepse TI JE LIDER dhe dua të shikoj në nivelin PESË! 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Ku e Bazoi Vizionin e Tij Jezusi?

Ku e Bazoi Vizionin e Tij Jezusi?

Si Rritet Niveli i Përkushtimit?

Si Rritet Niveli i Përkushtimit?

Pjetri, Lider i Veçantë?

Pjetri, Lider i Veçantë?
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>