10 Qershor

5 Shenjat e Liderit Të Sigurt

Nathan ishte profeti që u ballafaqua me Davidin kur ai mëkatoi. Dhe ai nuk kishte asnjë lloj frike.
Lexo te 2 Samuelit 12:1-14

SIGURIA të jep baza për lidership të fortë. Kur ndihemi të pasigurt, largohemi nga synimi ynë sa herë që fillojnë telashet. Duhet të ndihemi të sigurt—edhe kur njerëzit të mos na pëlqejnë më edhe kur fondet bien edhe kur morali bie edhe kur të tjerët na sulmojnë ose kritikojnë – ndryshe do të thyhemi në mes. Nëse nuk ndihemi të sigurt, frika përfundimisht do të na shtyjë që ta dëmtojmë lidershipin tonë.

Imagjino se çfarë mund të kishte ndodhur nëse Nathanit i mungonte siguria. Ki parasysh sfidën që kishte ai. Duhej ta ballafaqonte Davidin për mëkatin e tij, ndërkohë Davidi e kishte mbuluar gjithçka aq mirë; saqë askush nuk e dinte se çfarë kishte ndodhur. Kjo do të thotë se Nathani nuk mund të priste asnjë lloj mbështetje. Nga ana tjetër, Davidi ishte i famshëm, ai e kishte çuar Izraelin në pozita të larta midis kombeve dhe shumica e Izraelitëve do të qëndronin me Davidin nëse ai do i shpallte luftë Nathanit.

Dhe për më keq, nga pikëpamja teknike, Davidi nuk i kishte bërë asgjë të paligjshme Uriahut. Ai e kishte vendosur atë që të vritej në betejë nga amonitët, por teknikisht nuk ishte as shtiza as shpata e Davidit që i mori jetën Uriahut. Nathani duhej të ndihej plotësisht i sigurt në mënyrën sesi do të ballafaqohej me Davidin ose do ta hante ai.

Si mundi Nathani të demonstronte lidership kaq të sigurt? 

1. Natani kishte me vete të vërtetën e Perëndisë. Ai nuk po qëndronte i vetëm kundër Davidit, ai e dinte: unë jam mjet në duart e Perëndisë, jam këtu sepse më tha Perëndia
2. Nathani kishte miqësi me Davidin. Miqësia e tyre krijoi lidhjen që e lejoi Natanin të bënte atë që Perëndia e thirri për të bëre.
3. Identiteti i Nathan-it varej nga thirrja e tij hyjnore, jo se ishte dikushi. Natani vendosi të fliste të vërtetën e Perëndisë pavarësisht se çfarë mendonte shumica për mbretin. 
4. Nathani e kuptoi thirrjen personale. Ai veproi me bindje të thellë, këtë më kerkoi Perëndia, këtë do të bëj
5. Nathani ishte i përulur dhe i thyer, ishte me zemër në dorë. Ai nuk kishte asgjë për të humbur, sepse në këtë histori ai nuk kishte asnjë ambicie personale. Nuk donte të sulmonte Davidin që të bëhej ai mbret, ai i donte të mirën Davidit.

Katër “Sekretet” E Sigurisë Në Lidership 
Për të reduktuar pasiguritë personale, ndërto këto katër përbërës në jetën tënde:  

1. Identiteti: Vendose identitetin tënd në Krishtin, jo në performancë, jo çfarë di të bësh, jo në arritjet e tua, jo te puna jote. Indetiteti nuk lëviz kurrë, puna ndryshohet, performancën si e vlerëson njeri nuk e vlerëson tjetri, ajo që di të bësh sot, nesër është e vjetër. Ajo se kush je në Krishtin nuk ndryshon kurrë. 
2. Thyerja: Lëre Zotin që të thyejë. Pranoje që nuk je ti që siguron çdo gjë, lërja Atij të sigurojë për ty dhe mos kërko ta promovosh veten, në kohën e duhur ai do të lartësojë. 
3. Qëllimi: Zbuloje dhe praktikoje qëllimin tënd, atë që të ka dhënë Perëndia ty, jo të imitosh dikë tjetër. 
4. Jep dhe merr vlerësime: Mësohu që të vlerësosh të tjerët dhe pranoje vlerësimin kur dikush ta thotë. (në të kundërt të dyja janë shenja krenarie, kur nuk jep dhe kur nuk merr vlerësime).

Cila nga këto të 4 është pika jote e fortë dhe cila pika jote e dobët, ajo që duhet forcuar më shumë? 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Ku e Bazoi Vizionin e Tij Jezusi?

Ku e Bazoi Vizionin e Tij Jezusi?

Si Rritet Niveli i Përkushtimit?

Si Rritet Niveli i Përkushtimit?

Pjetri, Lider i Veçantë?

Pjetri, Lider i Veçantë?
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>