9 Gusht

Përpiqu Për Paqen!

Vargu i Ditës"Lum ata që përpiqen për paqen, sepse ata do të quhen bij të Perëndisë." Mateu 5:9

Të përpiqesh sot për paqen në shumicën e rasteve do të quajnë demode, servil. Nëse lutesh për paqen do të ngatërrojnë me vajzat që fitojnë miss-e. Sepse ato e shpreshin si dëshirë, lutëm për paqe ne botë. Duket sikur nuk jetohet pa konflikt dhe duhet t'i shkojmë sy për sy e dhëmb për dhëmb gjërave, nuk ka paqe; pse të ketë? 

Ne kur flasim për paqe, duket sikur po flasim për paqe "të mëdha" për shtete, që të mos ketë luftë, të mos ketë konflikte, të ketë paqe. Paqja është shumë e gjerë por edhe mund ta shohësh ndryshe. Paqen e fillon që tek vetja jote edhe më pas e kalon dhe e kultivon tek të tjerët ose të paktën përpiqesh.

Dikush ka thënë: "Paqja fillon me një buzëqeshje." 

Po sikur ta fillosh sot me një buzëqeshje? Lum ti që sot je duke u përpjekur për paqen sepse do të quhesh bir ose bijë e Perëndisë. Lum ti që nuk e do konfliktin dhe nuk i shkon deri në fund por fal lehtë. Lum ti që nuk e kërkon belanë me para' dhe sherrin me qiri sepse ti do të quhesh bir apo bijë e Perëndisë. Paqja fillon në marrëdhënie me Perëndinë. Ajo shkëndija e buzëqeshjes fillon që aty dhe vazhdon më pas duke u përpjekur për paqen. 

Pëshpërit një lutje
Perëndi faleminderit që na ke bërë bijtë e tu kur zgjodhëm Jezusin. Zot lutemi dhe kërkojmë paqen personale, paqe te familjet tona,  punët, shkollat, qeveria dhe populli ynë. Zot, unë do të përpiqem për paqen, qoftë dhe në forma të vogla. Me jep forcë ta filloj këtë gjë çdo ditë pavarësisht sfidave. Lutem në emrin Jezus, Amen.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>