8 Gusht

SI Të Bekohem Më Shumë?!

Vargu i Ditës"Ka nga ata që shkapërderdhin bujari dhe bëhen më të pasur, dhe ka nga ata që kursejnë më tepër se duhet dhe bëhen gjithnjë e më të varfër." Fjalët e Urta 11:24

Tani kjo është një temë që ha shumë diskutim. Megjithatë le ta sjellim në një konteskt të kënaqshëm dhe ta shohim. Ai që jep më shumë, pasurohet dhe ai që e kursen, varfërohet. Por këto të dyja ekstreme i ndryshon një tog-fjalësh i vogël që ndoshta nuk e ke vënë re akoma. "Më tepër se." Shikoje me kujdes.

Pra me tepri do të thotë më tepër se duhet, apo jo? Nëse jep bujarisht më tepër se duhet, do të bekohesh më tepër se duhet dhe për rrjedhojë ke më tepër se duhet. E njëjta analogji për pjesën tjetër. Ti kursen më tepër se duhet, bekimet ia fusin vrapit më tepër se duhet dhe ti vazhdon të varfërohesh më tepër se duhet. E thjeshtë apo jo?

Dikush ka thënë: "Bujaria është të japësh më shumë nga sa mundesh dhe kurrnacëria është të marrësh më shumë nga sa ke nevojë."

Sot bujaria është virtyt i rrallë dhe kurrnacëria shikohet si menaxhim. Pra të jesh kurrnac sot është diçka shumë pozitive se as nuk jep, as nuk investon por atë që e ke, e mban si sytë e ballit dhe me raste e kthen edhe në idhull. Kujto historinë e "Kopracit të Harpagonit" që edhe pse kishte pasuri, prapë ishte shumë i varfër dhe jetonte në kushte mizerje. Edhe në fund të jetës, kërkoi si dëshirë të fiknin dritën e dhomës se harxhonte shumë. 

Pëshpërit një lutje
Perëndi faleminderit që je bujar me ne. Ti nuk u kurseve duke dhënë Birin tënd dhe vazhdon akoma të jesh bujar edhe pse nuk e meritojmë. Zot unë dua të kem bujarinë tënde dhe më ndihmo kur tundohem për të qenë kurranc. Lutem dhe kërkon në emrin Jezus, Amen.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>