29 Gusht

Ruaje Zemrën, Po Pse?

Vargu i Ditës: "Ruaje zemrën tënde me shumë kujdes, sepse nga ajo dalin burimet jetës." Fjalët e Urta 4:23

Në fillim krijohet një mendim, një ndjenjë dhe më pas vjen veprimi. Rezultati i shkëndijës së parë të mendimit do të përcaktojë veprimin e rradhës dhe kjo më pas do të sjellë pasojën e caktuar, për mirë apo për keq.

Çdo gjë nis brenda nesh ndoshta e nxitur nga rrethanat apo të tjera gjëra. Mënyra si e lëshojmë fjalën, si veprojmë në situata të ndryshme përcaktojnë atë që themi për dike "njeri i mirë ose i keq!" duke nxitur reagime të ndryshme për njerëzit e tjerë. 

Bibla thotë: "Njeriun nuk e ndot çfarë i hyn në gojë, por ajo që del nga goja e tij e ndot njeriun!"

Zemra është shumë delikate dhe ajo që e reflekton është goja, fjalët që lëshojmë dhe veprimet që bëjmë. Si ta ruash zemrën me shumë kujdes dhe pse qenka e rëndësishme kjo? Shiko me sa e peshë është pjesa e dytë e fjalisë, sepse nga ajo dalin burimet e jetës. Zemra që është sipas zemrës së Perëndisë do të reflektojë Jezusin në jetët tona dhe burimet e jetës do të jenë të dukshme dhe do të jenë të duhurat sepse ajo që nxjerr nga goja e ndot njeriun dhe prandaj zemra duhet ruajtur me çdo kusht sepse gjithçka fillon atje.

Pëshpërit një lutje:
Perëndi faleminderit që na ke jep jetën. Na jep gjithashtu një zemër sipas zemrës tënde. Perëndi, lutem që do ta ruajmë zemrën me shumë kujdes dhe se Ti do të na ndihmosh gjatë procesit me fuqinë e Frymës. Më ndihmo që ta kuptoj kur Fryma më bind për mëkat, që ta rrëfej dhe ta braktis atë. Sepse dua të nderoj ty.  Lutem në emrin Jezus, Amen!


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>