30 Gusht

U Lavdëroftë Emri i Tij!

Vargu i Ditës: "Nga lindja e diellit deri në perëndim të tij u lëvdoftë emri i Zotit." Psalmet 113:3

Ne si qenie njerëzore kemi nevojë për dikë që ta shohim si model dhe atë model më pas ta përgëzojmë ose ta shajmë. Dhe e kemi si pikë referimi për vendimet tona shpesh duke u shprehur: "Do bëj si filani, s’do të bëj si filani!"

Njerëzit që përgëzojmë janë zakonisht njerëz që kanë sjellë ndryshim për mirë në shoqërinë tonë, të ashtuquajtur "njerëz të mëdhenj". Për këta shkruhen libra, biografi, bëhen këngë dhe ua vemë emrat fëmijëve sipas emrave të tyre për të mbajtur gjallë mitin e pathyeshëm të një heroi që meriton jehonë dhe lavdi në brezat që pasojnë.

Dikush ka thënë: "Zemra e njeriut është krijuar në mënyrë të tillë që të ketë dikë për ta adhuruar!"

Përgëzimi pastaj vjen lavdërimi dhe pasohet te adhurimin dhe kjo është ajo që ne duhet të bëjmë ndaj Zotin. Ai ka lavdinë për gjithçka dhe meritat e krijimit dhe adhurimi i takon vetëm atij. Sa e gjerë e shpreh Davidi, nga lindja në perëndim u lëvdoftë emri i Tij sepse është Zoti i gjithësisë, Zoti i jetës, i përjetësisë, i dashurisë dhe lista është e pafundme. Kë do të kesh në qendër të zemrës tënde sot për ta adhuruar dhe lavdëruar? A është Zoti? Si e nderon Zotin me zgjedhjet e tua? Si e lavdëron në jetën tënde të përditshme? Si mund të sigurohesh që çdo dite të bësh gjëra që e lavdërojnë atë?

Pëshpërit një lutje: 

Perëndi, ti je i denjë për t'u lavdëruar. Ti je i denjë për adhurim dhe Ti je Zoti i gjithësisë. Perëndi, sot dua të lavdëroj me gjithçka kam, të adhuroj me gjithë zemër se Ti je Perëndia im. Amen!


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>