12 Gusht

Liderat Përgatiten Në “Shkretëtirë”.

Çfarë kuptimi ka kjo? Ja e shikojmë te Mateu 4:1–11 (është në fund)

Fryma e Shenjtë e çoi Jezusin në shkretëtirë menjëherë pas pagëzimit të Tij nga Gjoni dhe na kujton se të paktën një pjesë e përgatitjes së Tij për shërbesë erdhi nga përvoja në shkretëtirë.
A e ke dëgjuar më parë këtë? Drejtuësit e vërtetë pothuajse gjithmonë mund të tregojnë një përvojë “shkretëtire” si pjesë e përgatitjes së tyre në lidership. Gjatë kësaj kohe, motivet e liderit pastrohen, shtylla kurrizore fortësohet dhe thirrja e tij qartësohet.

Djalli e tundoi Jezusin për 40 ditë në shkretëtirë - një proces shqyrtimi për të parë se nga çfarë do të hiqte dorë Jezusi dhe si do t'i besonte Perëndisë që të siguronte për të.
Tre tundimet e Jezusit janë njëlloj me tre tundimet me të cilat përballen liderat edhe sot: 

1. Tundimi për t’i siguruar vetë të gjitha (v. 2–4) Jezusi nuk u bë kontrollues edhe me nevojat e Tij më bazike Ai i besoi Perëndisë. 

2. Tundimi për të qenë spektakolar (v. 5–7) Jezusi refuzoi të dukej VIP apo të binte në sy para të gjithëve. Ai nuk performoi për t'u bërë personazh i famshëm. 

3. Tundimi për të qenë i fuqishëm (v. 8–10) Jezusi nuk i ra shkurt për të fituar fuqi apo adhurim apo vëmendjen e njerëzve. 

Si i merresh t’i me tundimet e lidershipit?
Studioje me nge metodën e Jezusit nga Mateu kapitulli 4 për tu përballur siç duhet me këto tundime të njohura:
-nevojat bazike, a do stresohesh, a do bësh kompromise apo do i besosh Perëndisë.
-tundimin që e ka bazën te dhuntitë, a do besh “show” me dhuntitë e tua, me pikat e forta apo do kujtohesh qe i ke nga Perëndia dhe për t’i dhënë lavdi Atij.  
- tundimit prej famës, çfarë do të bësh nëse influenca jote është rritur ose do rritet shpejt? A do të bësh kompromise për ta rritur atë më shumë? Apo do e përdorësh si platformë për t’i dhënë lavdi Perëndisë? 

Jezusi na e dha modelin për mposhtjen e tundimit.
DHE Ai nuk ka humbur asnjë betejë me tundimin.

MATEU 4

1 Atëherë Fryma e çoi Jezusin në shkretëtirë, që djalli ta tundonte.
2 Dhe, mbasi agjëroi dyzet ditë e dyzet net, në fund e mori uria.
3 Atëherë tunduesi, pasi iu afrua, i tha: ''Në qoftë se je Biri i Perëndisë, thuaj që këta gurë të bëhen bukë''.
4 Por ai, duke iu përgjigjur, tha: ''Është shkruar: "Njeriu nuk rron vetëm me bukë, por me çdo fjalë që del nga goja e Perëndisë"''.
5 Atëherë djalli e çoi në qytetin e shenjtë dhe e vendosi në majë të tempullit
6 dhe i tha: ''Nëse je Biri i Perëndisë, hidhu poshtë, sepse është shkruar: "Ai do t'u japë urdhër engjëjve të tij për ty; edhe ata do të mbajnë mbi duart e tyre që të mos ndeshësh me këmbën tënde ndonjë gur"''.
7 Jezusi i tha: ''Është shkruar gjithashtu: "Mos e tundo Zotin, Perëndinë tënd"''.
8 Djalli e çoi sërish mbi një mal shumë të lartë dhe i tregoi të gjitha mbretëritë e botës dhe lavdinë e tyre,
9 dhe i tha: ''Unë do të t'i jap të gjitha këto, nëse ti bie përmbys para meje dhe më adhuron''.
10 Atëherë Jezusi i tha: ''Shporru, Satan, sepse është shkruar: "Adhuro Zotin, Perëndinë tënde, dhe shërbeji vetëm atij"''.
11 Atëherë djalli e la; dhe ja, u afruan engjëjt dhe i shërbenin.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Ku e Bazoi Vizionin e Tij Jezusi?

Ku e Bazoi Vizionin e Tij Jezusi?

Si Rritet Niveli i Përkushtimit?

Si Rritet Niveli i Përkushtimit?

Pjetri, Lider i Veçantë?

Pjetri, Lider i Veçantë?
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>