26 Gusht

Ndjekësit e Jezusit: udhëheqin dhe jetojnë në nivel tjetër.

Mateu 5-6

Midis “farës” së lidershipit të mbjellë në hapat e para dhe frytit të lidershipit që vjen me pjekurinë, çdo lider kalon nëpër këto dy faza kryesore: "Thirrja dhe përgatitja."
Gjatë kohës përgatitore, të gjithë drejtuesit testohen për të jetuar në një nivel më të lartë se të tjerët. Askush nuk reagoi gjatë testimit më mirë se Jezusi.
Pasi e kaloi vetë, Jezusi i thërret ndjekësit e Tij të jetojnë në një nivel më të lartë se pjesa tjetër e botës. Thirrja e tij sjell shumë sprova të tjera gjatë rrugës sepse testet e ndjekin gjithmonë thirrjen, në mënyrë që ta përgatisin liderin për rolin që duhet të luajnë.

Thirrja                                   Përgatitja
Fara e lidershipit                    Testet e lidershipit
Fillimi i lidershipit                   Përmbushja e Lidershipit

Gjatë dy fazave të mesme, liderat në rritje eksperimentojnë për të zbuluar pikat e forta dhe të dobëta të tyre. Megjithatë, për të arritur potencialin e tyre, liderat duhet të kalojnë shumë teste.
Pyete veten: "A jam gati për të jetuar në një nivel më të lartë?"

Rritja E Liderit Fillon Me Rregullimin E QëndrimitMateu 5:1–7:29

Mesazhi më i famshëm i Jezusit, Predikimi në Mal, u përqendrua te zemra e dëgjuesve të Tij. Ai vuri në shënjestër dishepujt e Tij si audiencë (Mat. 5:1, 2) dhe vazhdoi të predikonte mesazhin që ne e quajmë "Lumturitë". Ai i nxiti të dishepujt e tij që të jenë të ndryshëm, ta shohin botën nga këndvështrimi i Perëndisë, të lidhen me njerëzit në një mënyrë të mbinatyrshme.

Jezusi tregoi se rritja e liderit fillon së pari me formimin e këndvështrimit të dëgjuesit. Jezusi e sfidoi këndvështrimin normal që kishin njerëzit për . . .

• varfërinë shpirtërore dhe suksesin
• trishtimin dhe zinë
• mirësinë dhe butësinë
• pasionin dhe urinë
• mëshirën dhe dhembshurinë
• pastërtinë dhe integritetin
• paqebërjen dhe hakmarrjen
• persekutimin dhe kundërshtimin

Kontrolli i motiviveLiderat duhet të bëjnë gjënë e duhur për arsyet e duhura. Mateu 6:1–34

Liderat lehtësisht mund të bien pre duke bërë gjëra për hir të imazhit - në fund të fundit, shiko sesa shumë njerëz po i shikojnë ata.

Jezusi na paralajmëron për fasadat dhe hipokrizinë. Ai e thotë këtë tekst për të gjithë, por me zbatim thelbësor për liderat. Zoti ynë flet arsyen pse i bëni gjërat për t’iu rënë në sy njerëzve dhe jo për t'i pëlqyer Perëndisë (Mat. 6:1). Jezusi dëshiron të ndërtojë bindje të forta te ndjekësit e Tij. Ai dëshiron të prodhojë së pari, njerëz që i pëlqejnë Perëndisë (1 Thesalonikasve 4:1), jo individë që t'i njerëzve (Kol. 3:22).
Në këtë tekst, Jezusi flet për motivet tona në këto gjëra:
• të bësh mirë (v.1)
• dhënia për bamirësi (v.2–4)
• lutja (v.5–15)
• agjërimi (v.16–18)
• prioritetet dhe vlerat (v.19–24)
• puna dhe shqetësimi (v.25–34)

Si ishin këto dy kapituj nga Mateu? Çfarë mësove një gjë të re për lidershipin që nuk të kishte shkuar mendja më parë? 

Linku i leximit të biblës:
Kapitulli 5: https://www.bible.com/bible/7/MAT.5.ALBB
Kapitulli 6: https://www.bible.com/bible/7/MAT.6.ALBB


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Ku e Bazoi Vizionin e Tij Jezusi?

Ku e Bazoi Vizionin e Tij Jezusi?

Si Rritet Niveli i Përkushtimit?

Si Rritet Niveli i Përkushtimit?

Pjetri, Lider i Veçantë?

Pjetri, Lider i Veçantë?
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>