Po e le idenë, do të zerë pluhur në mos do të fiket fare.
Monumentet nuk ngrihet për ata që kanë kritikuar të tjerët por për ata që janë kritikuar gjithë jetës.
Gjithmonë ai që ka ide të reja, novatore, me perspektivë ndryshe, do të kritikohet gjithnjë nga dikush ose sulmohet në mënyrë të egër. Më e pakta, dikush do të japë një vështrim të shtrembër ose ironi ose nënqeshje ose nënvlerësim. Por mos u tremb as nga fjalët e tyre as nga mimikat e tyre.
Të vish me një ide të re do të thotë se ti po e shikon realitetin me sy ndryshe, me një palë sy të rinj. Prandaj shumë pak njerëz i pranojnë idetë e reja.
Shiko, nëpër histori dhe do të gjesh sesi njerëz janë vrarë, djegur në turrën e druve sepse kishin ide të reja, ndryshe nga turma. Dhe përsëri ai që kishte idenë nuk kishte frikë fare por guxonte dhe e fliste nëpër sheshe.
E sigurtë qe ti ke ide të reja por nuk po guxon t’i ndash ato sepse ke merakun se do të të paragjykojnë nga shkollimi, nga mosha, nga prejardhja, nga mungesa e eksperiencës…
Po sikur t’i thuash pa frikë idetë e tua, fundja cila do të jetë më e keqja që mund të ndodhë? Në turrën e druve nuk ka për të të djegur njeri.
Por ama, kur ideja jote do të marrë rrugë dhe formë dhe shumë do ta shikojnë anën e mirë, do ta përqafojnë dhe do të jetë normale. Pastaj vjen koha për të ëndërruar, menduar diçka të re, sepse ajo që kishte nuk është më e re.
Trazojmë ide:
Cila është ajo ide që nuk e ke ndarë me asnjeri akoma, sepse nuk ke guxuar nga meraku i paragjykimit? Po sikur së pari ta shkruash në këto faqe pastaj ta ndash me 2-3 shokë/shoqe të besueshëm?
"Nuk ka shkencë në krijueshmëri. Nëse nuk ia lejon vetes të dështosh, nuk do të kesh inovacion." Bob Iger