22 Shtator

Shkruaje Diku

Vargu i DitësPastaj Zoti m'u përgjigj dhe tha: "Shkruaje vegimin tënd dhe gdhende mbi rrasa, që të mund të lexohet shpejt.  Habakuku 2:2 

Nëse ke dëshirë ta dëgjosh zërin e Perëndisë, gjej një vend të qetë, prit me durim dhe me pritje, kërkoji Perëndisë të japë një pamje të asaj që Ai do të të thotë dhe pastaj shkruaje diku reagimin tënd ndaj asaj që të tha Perëndia. 

Si vargu i ditës, siç i tha Perëndia Habakukut. 

Prandaj libri i Habakukut është në Bibël, sepse Perëndia i tha: “Shkruaje atë që do të them.”
Te kapitulli një shkroi atë që ai kishte për t’i thënë Perëndisë. Dhe në kapitullin dy shkroi atë që Perëndia i tha atij. 

Prandaj kemi dhe Psalmet e Davidit në Bibël. Ai i shkroi në kohën e tij të qetë me Perëndinë. Davidi meditonte në ligjin e Zotit, në pesë librat e parë të Biblës, që quhej Torah dhe pastaj shkruante mendimet e tij që u quajtën psalme. Në shumicën e psalmeve Davidi e fillon me atë sesi ndihet dhe e mbyll me atë se çfarë i tha Perëndia. 

Nëse koha jote e qetë është e vakët dhe kur lutesh thua të njëjtat gjëra, atëherë është koha për diçka të re: Shkruaji lutjet e tua në një bllok. Edhe Perëndia di të lexojë

Pasi e ke shkruar lutjen, lexoje me zë. Kur po shkruan ti po lutesh, kur po lexon ti po lutesh.
Praktika e të mbajturit ditar në kohën e qetë do të ishte praktikë super nëse të gjithë të krishterët e bëjnë.
Një bllok, libër, fletore, kur shkruan gjërat që mësove nga koha e qetë me Perëndinë. 

Pëshpërit një lutje:
Faleminderit Perëndi dhe të jam mirënjohës më ke dhënë Fjalën tënde që unë të shoh mirësinë tënde dhe të të njoh edhe më shumë. Zot lutem që sot do t'i gdhend parimet e tua në zemrën time dhe se do ta çaj ditën dhe jetën me ato fjalë... Në emrin Jezus, Amen.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>