21 Shtator

Hapi Sytë Për Të Parë…

Vargu i Ditës:  Hapi sytë e mi dhe unë do të sodit mrekullitë e ligjit tënd. Psalmet 119:18 

Bibla na tregon shumë raste ku qindra njerëz morën vizione nga Perëndia, si Isaia, Jeremia, Danieli, Osea, Jona, Mikea… Të shikosh vizionin që Perëndia ka për ty, nuk do të thotë që të ka lënë mendja. Perëndia përdor shpesh pamje dhe na i jep në imagjinatën tonë, për të na thënë se cili është hapi ynë i radhës. 

Për shumë persona kjo është shumë e qartë sepse ti mendon shpesh në këtë lloj forme, me një imazh në kokë. Kur lexon një histori nga Bibla, ti e imagjinon në kokën tënde sesi mund të ketë ndodhur. Ose kur lexon një roman, të ngelet në mendje një histori e caktuar. 

Por ka disa persona që e kanë më të vështirë këtë gjë. Por si mund ta shikosh një vizion të tillë kur ti nuk je person i tillë? 

Së pari, bëji Perëndisë një pyetje specifike. Në kohën e qetë, ndërsa po lexon Biblën dhe po lutesh dhe po rri i/e qetë para Perëndisë. Thuaj atij: “Perëndi, a ka diçka që ke dëshirë të ma thuash?” Dhe prit, rri. Bëje përsëri të njëjtën pyetje dhe prit, rri. 

Por në qoftë se ndonjërit nga ju i mungon urtia, le të kërkojë nga Perëndia, që u jep të gjithëve pa kursim, pa qortuar, dhe atij do t'i jepet. Jakobit 1:5. Perëndia dëshiron që ta pyesësh, ti kërkosh urtësi, ti kërkosh mend për gjërat e jetës.

Së dyti, lexo Fjalën e Perëndisë për të parë se çfarë ka Perëndia për të thënë. 

Vargu i ditës së sotme, do të sugjeroja ta mësoje përmendësh sot. Është super varg për t’u lutur para se të lexosh Biblën, çdo ditë. Çdo përgjigje për çdo lloj problemi, sfide, gjëje që ka jeta, e ke në Bibël. POR ama duhet lexuar, studiuar, mësuar përmendsh dhe duket medituar në lidhje me të ndërsa i kërkon Atij për të parë vizionin që Ai ka për ty sot. 

Pëshpërit një lutje
Perëndi faleminderit që më ke dhënë akses të kërkoj te Ty. Faleminderit Zot që nuk kursehesh për të më dhënë pa kursim, pa qortuar. Zot kam nevojë për njohurinë tënde dhe për Fjalën tënde. Lutem sot që do të kërkoj nga urtësia jote dhe Ti do të më japësh ashtu siç ke premtuar... Lutem në emtin Jezus, Amen. 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>