Nuk e di a bie dakort ti me këto, por uroj që një ose disa prej tyre të jenë ndihmë për ty që je në shërbesën e të rinjve ose po e fillon atë.
* Disa Të Rritur Por Jo Shumë
Ideale është që skuadra e shërbesës për të rinjtë të jetë me moshatarët e tyre. Por ata kanë nevojë që të rriturit t’i vlerësojnë ose drejtuesi që mëson të jetë më i rritur se ata. Por nëse më shumë të rritur në skuadrën drejtuese nuk është ndihmë.
* Miq Të Ngushtë
Ata nuk duan që të jenë vetëm shokë me të gjithë, dua që të kenë disa miq të ngushtë. Sepse miqtë e ngushtë e dinë më mirë gjendjen e të rinjve dhe e dinë se çfarë po kalojnë ata dhe si t'i ndihmojnë në sfidat e tyre. Ideale do të ishte që të mos takohesh me ta vetëm ditën e shërbesës por edhe në kafe gjatë javës.
* Lutu Për Ta
Dhe jo vetëm kur po ndodh takimi, lutu në kohën tënde të qetë, silli emër për emër në lutje para Perëndisë dhe thuaja: "Sot jam lutur për ty, do të lutem përsëri, a ke diçka të vecantë për të cilën të lutem?"
* Bëje Lidhjen Me Shkrimin
Shumica e të rinjve nuk kanë shumë dijeni për Biblën. Nëse mund të përdor fjalën, janë “analfabetë” nga Bibla. Kështu që lidhe shkrimin me gjërat e jetës së përditshme, jo në formë të bezdishme, por këndshëm.
* Ndizu Pasionin
Ata janë pjesë e një shërbese të bukur. Ajo që ndodh aty nuk gjendet as në shkollë, askund. Adoleshenti si natyrë është pasionant, veç t'i dëgjosh si flasin me pasion për shkollën, rrobat, telefonin, këngëtarin e preferuar…) nëse ata e vlerësojnë shërbesën e të rinjve dhe e kanë me pasion nuk ka gjë që i ndalon më. Dhe ku ka gjë më të bukur nëse kanë pasion për t'i shërbyer Zotit.
* Trajner Për gjërat e jetës
Presim që adoleshenti të shëlqejë në shkollë, të vazhdojë të lartën dhe të gjejë një punë të mirë. Po ai që nuk ia thotë për shkollë por është muzikant shumë i mirë, i jepet për gjëra praktike? Kanë nevojë për dikë që e dallon ku janë më të zotët dhe u jep një dorë që të bëhen më të zotë në talentet e tyre. Nëse i shikon me nge, ke për të parë që secili prej tyre ka talente të fshehura në diçka.
* Praktikë
Si ta bëjë pjesë të jetës përditshme atë që ka mësuar, parimet e shkrimit. Që të mos bëhet me segmente, këto gjëra bëjmë vetëm te shtëpia, këto të tjerat vetëm të shkolla, këto të tjerat vetëm te kisha.
Synimi është si të rriten në Zotin dhe ta bëjnë pjesë të jetës së tyre besimin dhe parimet e Biblës.
* Young Culture
Nëse ata po bëjnë këto gjërat më lart i bie që janë ndryshe dhe po bëhen unik mes shokëve të tyre. Tamam - tamam po ndërtohet një kulture e re, kulturë ndryshe nga shumica. Fillo dhe forcoje këtë gjë, po ndërtojmë një kulturë ndryshe nga shumica nje kulturë të re për moshtararët e tu.
* Prindërit
Sigurohu që i përfshin prindërit herë pas here duke i pyetur për ta dhe trego çfarë po ndodh tek shërbesa e të rinjve.
E sigurtë që nuk janë vetëm këto; çfarë idesh të tjera të erdhën në mendje? Ide që janë ndihmë për shërbesën e të rinjve?