“Kur Jezusi doli nga barka, pa një turmë të madhe dhe iu dhimbs, sepse ishin si delet pa bari; dhe nisi t’u mësojë shumë gjëra. Duke qenë se u bë vonë, dishepujt e tij iu afruan dhe i thanë: “Ky vend është i shkretë, dhe tashmë është vonë. Lejoi këta njerëz që të shkojnë në fushat dhe në fshatrat rreth e qark që të blejnë bukë, se s’kanë gjë për të ngrënë.” Por ai, duke iu përgjigjur, u tha atyre: “U jepni ju të hanë!” Ata i thanë: “A duhet të shkojmë ne të blejmë për dyqind denarë bukë dhe t’u japim të hanë?” Marku 6:34-37.
Nëse do që Perëndia të bëjë një mrekulli në jetën tënde, gjëja e parë që duhet të bësh është të pranosh që ke një problem që nuk e ke zgjidhur akoma.
Në pasazhin më lart mësojmë tre qëndrimet tipike kur kemi një problem akoma të pazgjidhur në jetën tonë. Ne zvarritemi, pasojmë fajin dhe shqetësohemi.
Së pari ne zvarritemi. Ishte tashmë vonë atë ditë kur dishepujt i sollën Jezusit problemin. Ata kishin tërë ditën për të menduar dhe për t'ja gjetur anën si t'i ushqenin ata 5000 njerëz. Kur ne kemi një problem që nuk mund ta zgjidhim, vazhdimisht e shmangim atë problem. Vonohemi. Pretendojmë se ai problem nuk ekzidton. Kthejmë kokën nga ana tjetër.
Cili është problemi që je duke shmangur në martesën tënde? Cili është problemi me financat e tua që je duke e zvarritur? Cili është problemi në trupin tënd që je duke e mënjanuar? Zvarritja i thellon më shumë problemet e tua.
Së dyti e pasojmë fajin tek të tjerët. Fajësojmë njerëzit e tjerë. Në vend që të merreshin me problemin dishepujt donin t'i përzinin njerëzit. Ata menduan: "Epo në fakt ne nuk i ftuam të gjithë këta njerëz këtu dhe nuk premtuam që do t'i jepnim ushqim." Kështu që ata nuk e morrën përgjegjësinë për këtë lloj nevoje. A e ke bërë edhe ti ndonjëherë këtë gjë me ndonjë problem tëndin?
Së treti në shqetësohemi. Ne stepemi, tkurremi, jemi në ankth dhe stresohemi. Kur Jezusi u tha dishepujve t'i ushqenin njerëzit, ankthi i tyre kapi majat. Mund ta imagjinoj Pjetrin duke bërë analizat e shpenzimeve: "Pesë mijë njerëz! Si do t'ja bëjmë që të marrim ushqimin, ta mbajmë të ngrohtë dhe ta pastrojmë që më pas ta servirim?"
Ashtu siç sillemi ne kur kemi një problem, dishepujt u zvarritën, pasuan fajin dhe u shqetësuan. Cili është problemi me këtë? Ata ishin duke ndenjur me Jezusin - po i njëjti person që mund t'i kthejë gurët në bukë nëse do të donte dhe kur ai u tha të bënin diçka, ata thanë: "Zot, kjo është e pamundur si nga ana financiare, njerëzore dhe praktike."
A të ka kërkuar ndonjëherë Perëndia të bësh diçka që është e pamundur që mund t'i jesh përgjigjur duke thënë: "Zot, nuk kam kohën, paratë energjinë dhe edukimin e duhur për ta bërë këtë"?
Perëndia do që ti të bësh të pamundurën sepse Ai do që ti të rritesh në besim. Kur ti ke një problem të pazgjidhur, thjesht pranoje dhe më pas shiko si Zoti do ta kthejë atë në mrekulli.