31 Tetor

Do Që Ta Dish Qëllimin Tënd? Pyet Krijuesin!

Sepse në të u krijuan të gjitha gjërat, ato që janë në qiejt dhe ato mbi dhe, gjërat që duken dhe ato që nuk duken: frone, zotërime, principata dhe pushtete; të gjitha gjërat janë krijuar me anë të tij dhe në lidhje me të." Kolosianëve 1:16.

Kur ti e vendos besimin tënd në Jezu Krishtin, mëson qëllimin e Perëndisë për jetën tënde.

Shumica e njerëzve nuk e dinë qëllimin e tyre të jetës. Nëse ti nuk e di qëllimin tënd, përfundon duke shkuar qorrazi përgjatë jetës. Fillon e shtyhesh dhe nuk e kontrollon ti jetën, por është jeta që të kontrollon ty!

Ka vetëm një mënyrë për të mësuar qëllimin tënd të jetës. Ti duhet të flasësh me Krijuesin tënd. 

Ndonjëherë njerëzit do të thonë që nëse je duke kërkuar për qëllimin, duhet të shohësh brenda teje. Shumë e kanë provuar këtë dhe nuk funksionon! Ti nuk mund ta dish qëllimin tënd sepse nuk je ti krijuesi i vetvetes. Vetëm Krijuesi mund të të thotë qëllimin për të cilin ti je krijuar. Ti nuk mund ta dish qëllimin tënd të jetës nëse nuk beson në Jezu Krishtin sepse Ai është Krijuesi yt. 

Sot shumë njerëz janë të konfuzuar për identitetin dhe qëllimin e tyre. Ata thonë: "Unë nuk e di kush jam dhe nuk e di çfarë duhet të bëj me jetën time." Kjo ndodh sepse ata janë duke kërkuar në vendet e gabuara. Ka vetëm nje vend për ta gjetur identitetin dhe qëllimin e jetës dhe kjo është nëpërmjet marrëdhënies me Krijuesin tënd, Jezu Krishtin.

Në të edhe kemi qenë zgjedhur për një trashëgimi, duke qenë të paracaktuar sipas vendimit të atij që vepron të gjitha sipas këshillës së vullnetit të tij Efesianëve 1:11.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>