Në fillim të kapitullit gjejmë Gjonin që po ndjen boshllëkun e vetmisë (Mateu 11:2, 3)
Kur ai e humbi rrethin e ngushtë të dishepujve, depozita emocionale u boshatis. Dhe kjo e shtyn të dyshojë identitetin dhe kredencialet e Jezusit. Liderat kanë nevojë për një grup të ngushtë bashkëpunëtorësh që lejojnë liderin, ka aq afrimitet me ta sa të shfryjë dhe ata i japin mbështetje duke ia thënë të vërtetën. A e ke ti një rreth ngushtë shokësh, nëse jo fillo dhe ndërtoje?
Jezusi Së pari iu Prek Zemrat (Mateu 11:28–30)
Edhe pse Jezusi i futi në punë dishepujt e tij të parë. Ai e dinte qe duhet t'u prekte zemrat përpara se t'u kërkonte për të bërë diçka me duar. Kështu që Ai iu premton t'u japë prehje—çlodhje.
Fjala "çlodhje" i referohet një "çlodhje" të brendshme - jo ndërprerje aktiviteti, por një energji dhe motiv krejtësisht i ri. Shumë prej nesh janë më aktivë kur janë me pushime sesa në punë; ajo që ndryshon është arsyeja pse po e bëjmë atë gjë. Ne ndihemi energjik gjatë pushimeve sepse duam të bëjmë disa gjëra. Jezusi përshkruan një marrëdhënie të re që na ndryshon nga brenda. Vini re atë që premton të na japë Ai:
1. Çlodhje: një pushim i brendshëm, çliruar nga streset/ankthi (v. 28)
2. Strukturë: një zgjedhë, nga e cila udhëhiqemi prej një partneri më të fortë (v. 29)
3. Lider i butë dhe i përulur: një lider i kuptueshëm që plotëson nevojat tona (v. 29)
4. Një ngarkesë e menaxhueshme: një sistem dhe ngarkesë pune që i përshtatet asaj që jemi (v. 30)
Te ky linku mund të gjeni Mateu kap.11 https://www.bible.com/sq/bible/7/MAT.11.ALBB