4 Nëntor

Përkushtim I Madh Ndaj Të Vërtetës!

Jezusi Si Lider nga Mateu 12:22–13:53

Mateu, e njihte Jezusin—në fund të fundit, ai e kishte pranuar ftesën e Krishtit për të lënë jetën si taksambledhës dhe për ta ndjekur Atë. Por përkushtimi i Jezusit për të thënë të vërtetën duket që e ka mahnitur edhe Mateun.

Sepse në një ditë të vetme: Jezusi qortoi drejtuesët fetarë për këmbënguljen e tyre për të parë shenja e mrekulli. Pastaj Jezusi i tha nënës së Tij se familja e vërtetë ishin ata që i binden Perëndisë. Pastaj i tha një turme të madhe disa ide revolucionare për mbretërinë e Perëndisë që nuk ishin dëgjuar më parë.

Ky taksambledhës, i kthyer në dishepull, e njohu Jezusin si lider që e fliste Fjalën e Perëndisë me bindje dhe autoritet të madh, por fliste gjithashtu në një mënyrë të tillë që vetëm ata që e donin vërtet të vërtetën mund të kapnin thelbin e Tij. Mateu e njohu Krishtin si një lider që nuk thoshte domosdoshmërisht atë që njerëzit donin të dëgjonin, por ama Jezusi e thoshte gjithmonë atë që njerëzit duhej të dëgjonin.
Jo të gjithë ata që i dëgjuan fjalët e Jezusit i kuptuan dhe i zbatuan ato. Disa e pranuan me padurim të vërtetën e Tij, ndërsa zemrat e të tjerëve ishin forcuar shumë për ta dëgjuar dhe kuptuar Atë.

Siç ishte atëherë, ashtu është edhe sot. Edhe pse nuk është detyra e liderit të përgatisë zemrat e njerëzve për të marrë të vërtetën e Perëndisë. Por ama është përgjegjësia e tij/saj që të thotë të njëjtën të vërtetë me gjithë autoritetin që Jezusi u ka dhënë shërbëtorëve të Tij.

Sidomos në kohë të tilla ku shtyhemi të jemi korrekt nga ana politike, si ndihesh ti?
A tundohesh për ta zbutur të vërtetën apo je i përkushtuar ndaj së vërtetës që të ka besuar Perëndia, Fjalën e Tij?! 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Ku e Bazoi Vizionin e Tij Jezusi?

Ku e Bazoi Vizionin e Tij Jezusi?

Si Rritet Niveli i Përkushtimit?

Si Rritet Niveli i Përkushtimit?

Pjetri, Lider i Veçantë?

Pjetri, Lider i Veçantë?
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>