4 Nëntor

Besimi Kërkon Imagjinatë

Ndërsa ne nuk i drejtojmë sytë ndaj gjërave që duken, por ndaj gjërave që nuk shihen, sepse gjërat që duken janë për një kohë, kurse ato që nuk shihen janë të përjetshme." 2 Korintasve 4:18

Kur ti nuk e sheh diçka, thjesht mund ta imagjinosh. Imagjinata është thelbësore për të jetuar sipas besimit.

Hebrenjve 11:1 thotë: Dhe besimi është siguria e gjërave që shpresohen, tregim i gjërave që nuk shihen

Besimi është kur ne shpresojmë për diçka dhe e dimë që do të ndodhë. Në mënyrë që të shpresojmë për diçka, ti duhet ta imagjinosh në mëndjen tënde. 

Hebrenjve 11 është "Hall of Fame" i Perëndisë. Kur ti lexon për heronjtë e besimit, ti do të kuptosh se të gjithë ata u bënë heronj besimi sepse përdorën imagjinatën e tyre.

Për shembull Zoti i tha Abrahamit: "Ti je 90 vjeç dhe nuk ke akoma fëmijë. Por Unë do të ta ndryshoj emrin nga Abram në Abraham që do të thotë 'Babai i një kombi të madh'".

Ai i tha Abrahamit të dilte jashtë natën dhe të numëronte yjet - ja sa nipër dhe stërnipër do të kishte në pemën e tij të familjes - kombi i Izraelit! Çfarë është duke bërë Perëndia kur i thotë Abrahamit të dilte dhe të numëronte yjet? Ai është duke i aktivizuar Abrahamit imagjinatën. Ai është duke i thënë: "Dua që ta pikturosh në mëndjen tënde atë çfarë do të bëj në jetën tënde!" 

Ti nuk mund ta shohësh Atin, Birin dhe Frymën e Shenjtë por ata do të jenë në përjetësi. Ti nuk mund ta shohësh dot shpirtin tënd por ai do të jetojë përjetësisht. 

Bibla thotë se ti duhet të fokusohesh në gjërat që zgjasin - gjërat që nuk mund t'i shohësh me sytë e tu. Kështu që, si fokusohesh në gjërat që nuk mund t'i shohësh? Përdor imagjinatën tënde. 

Imagjinata e mpreh jetën tënde sepse është thelbësore për të jetuar sipas besimit.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>