9 Nëntor

Pse Jo Më Të Mirën Tënde?

Edhe ju, për të njëjtën arsye, duke bërë çdo përpjekje, t’i shtoni besimit tuaj virtytin, dhe virtytit diturinë." 
2 Pjetrit 1:5

Admiral Hyman Rickover ishte babai i flotës nukleare detare Amerikane. Ai një herë mori në intervistë një person që ishte diplomuar në Akademinë Detare për një punë në një nëndetëse nukleare dhe e la djaloshin e ri të fliste për 2 orë për gjithçka që ai donte të fliste dhe ushtari i ri u mundua të tregonte inteligjencën dhe aftësitë e tij. 

Pak përpara se i riu të largohej, Admirali Rickover i bëri një pyetje shumë direkte: "Kur ishe në shkollë dhe në jetën tënde, a ke dhënë gjithnjë më të mirë?" I riu filloi të thoshte: "Po" por më pas e kuptoi se nuk ishte duke u treguar i ndershëm me Admiralin. "Jo, nuk e kam dhënë më të mirën gjithë kohës në jetën time." Admirali e pa ngultazi dhe e pyeti: "Pse jo?!"

Pse jo? Kjo pyetje i dogji të riut dhe kjo intervistë ishte si një kthesë në jetën e tij. Ai djalosh u bë presidenti i 39-të i SHBA, Jimmy Carter, që shkruajti një libër me titull: "Pse Jo Më Të Mirën?"

Pra nëse do që t'i japësh më të mirën Perëndisë, ka shumë gjëra që mund të bësh dhe që të gjithë ushtarët i kuptojnë.

1. Duhet ta përcaktosh për çfarë do të vdisje.

Derisa të dish se për çfarë je gati të vdesësh, nuk je gati për të jetuar apo për të dashuruar. Ushtarët e dinë që ka disa gjëra që janë më të vlefshme sesa jetët e tyre. Edhe Jezusi foli për këtë: Askush s’ka dashuri më të madhe nga kjo: të japë jetën e vet për miqtë e tij. Gjoni 15:13.
Ti e mat dashurinë jo nga ato që njerëzit të thonë por nga vullneti i tyre për të sakrifikuar.

2. Duhet të sakrifikosh rehatinë tënde.

They give up a lot of things. Ushtarët e bëjnë këtë gjatë gjithë kohës. Ata shërbejnë në temperatura ekstreme dhe nuk është se janë duke bërë shumë para'.

Ti nuk është se bëhesh burrë apo grua e Perëndishmë pa sakrificë. Ti nuk bëhesh i madh duke bërë gjërat që janë të thjeshta dhe të rehatshme. Ti bëhesh i madh duke u përkushtuar në diçka që është më e madhe se ty dhe që je gati të sakrifikosh për të. Sa më shumë sakrifikon në jetë, aq më i madh do të jetë edhe karakteri yt. Bibla thotë në 2 Timoteut 2:3Ti, pra, duro pjesën tënde të vuajtjeve, si një ushtar i mirë i Jezu Krishtit.” 

3. Duhet të eleminosh shpërqendrimet.

Bibla thotë: Sepse asnjë nga ata që shkojnë ushtarë nuk ngatërrohet me punërat e jetës, që t’i pëlqejë atij që e mori ushtar. 2 Timoteut 2:4. Ushtarët e dinë që nuk mund të shpërqendrohen nga jeta civile nëse duan të jenë gati për t'iu përgjigjur udhërit të liderit.

Nëse do të jesh i madh, nëse do të jesh më i miri që mund të jesh, duhet të fillosh të kalosh më shumë kohë, para dhe energji në gjëra që do të zgkasin përgjithnjë dhe më pak kohë, para dhe energji në gjërat që nuk kanë rëndësi.

Nëse do t'i japësh më të mirën Perëndisë, pse jo të mos fillosh me këta tre hapa?


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>