“Ka më shumë lumturi të japësh sesa të marrësh!” Veprat e Apostujve 20:35b
Bujaria e rrit lumturinë. Të gjithë e dinë këtë! Të vetmit që nuk e dinë janë njerëzit që nuk janë bujarë.
Kur vinte puna te Krishtlindja kur isha i vogël, nuk e kisha mendjen te ato që u jepja të tjerëve por tek ajo që do të merrja vetë dhe gëzimi vinte vetëm nga dhuratat që merrja jo nga ato që u jepja të tjerëve.
Por kjo ishte shumë kohë më parë. Isha akoma i papjekur dhe egoist si shumica e fëmijëve. Sot, në Krishtlindje gëzimi nuk është në dhuratat që marr. Lumturia ime vjen kur i shoh të tjerët që i hapin ato dhuratat që u kam blerë.
Pse? Se u rrita! Pushova së qeni egoist. Pushova së menduar për vete. Kjo quhet maturi.
Fatkeqësisht disa njerëz nuk u maturuan kurrë, madje edhe kur janë 80 vjeç akoma mendojnë për veten dhe për ato që do të marrin. Ata nuk e mësuan kurrë gëzimin e bujarisë.
Mos u bëj si ata. Ji bujar me kohën, paratë, eksperiencën dhe zemrën tënde. Fillo ta praktikosh bujarinë dhe gëzimi yt do të rritet!