15 Dhjetor

Plani Shpengues i Perëndisë

"Fryma e Zotit, Zoti është mbi mua, sepse Zoti më ka vajosur për t’u dhënë një lajm të mirë të përulurve; më ka dërguar të lidh plagën e atyre që e kanë zemrën të thyer, të shpall çlirimin e atyre që janë në robëri, hapjen e burgut të burgosurve." Isaia 61:1

Kur Jezusi erdhi në tokë, njerëzit e Tij nuk e njohën Atë. Edhe pse Judenjtë ishin bekuar me dëshminë e profetëve të tyre dhe me një histori të gjatë të besnikërisë së vazhdueshme të Perëndisë, megjithatë ata nuk e njohën Mesian e shumëpritur. Ata pohonin se Ai do të vinte për t'i shpëtuar ata nga shtypësit e tyre politikë, për të shkatërruar adhurimin pagan dhe skllavërinë e sundimit Romak. Ai do të sillte mbretërinë e Perëndisë. Në mendjen e tyre, kjo do të thoshte të rivendosje famën dhe fuqinë e dymbëdhjetë fiseve të Izraelit.

Por Jezusi nuk erdhi t'i vërë gjërat në vijë, duke eleminuar paganët e përçmuar. Ai erdhi të tregojë një mbretëri jo të kësaj toke - dhe të sjellë të vërtetën dhe praninë e Perëndisë në një botë të thyer.

Sa të ndryshëm jemi nga ata që kanë humbur ardhjen e Mbretit të tyre, kur krenaria na verbon nga e vërteta e planit shpengues të Perëndisë? Mund të jemi si ata pak, sytë shpirtërorë të të cilëve, ishin të hapur për të parë ardhjen e vërtetë të mbretërisë së Tij.

Hap Praktik: Jezusi na mësoi të luteshim për mbretërinë që do të vinte. Pyet dikë nëse mund të lutesh për të, për nevojat e tij specifike.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>