"Por, kur u mbush koha, Perëndia dërgoi Birin e tij, të lindur prej gruaje." Galatasve 4:4
Një grua, me nxitim bleu 50 kartolina Krishtlindjeje pa e parë fare mesazhin që ishte brenda kartolinës. Ajo shumë shpejt shkruajti adresat e të gjithave përveç njërës dhe i dergoi nëpër kutitë postare. Imagjino habinë e saj kur ajo e hapi atë kartolinën që nuk e kishte dërguar dhe atje gjeti këtë mesazh: "Kjo kartolinë, është thjesht për të të thënë se një dhuratë për ty, është rrugës duke ardhur." Nuk ka dyshim se 49 njerëz ishin duke vrarë mendjen se çfarë u bë me dhuratën e tyre.
Sa i ndryshëm është premtimi i Perëndisë për ne! Shumë vite përpara se të lindte Shpëtimtari, Zoti foli nëpërmjet profetit Isaia duke thënë: "Prandaj vet Zoti do t’ju japë një shenjë: Ja, e virgjëra do të mbetet me barrë dhe do të lindë një fëmijë të cilin do ta quajë Emanuel." Në vargun 6 të kapitullit 9 lexojmë sërish: "Sepse na ka lindur një fëmijë, një djalë na është dhënë." A e mbajti Perëndia fjalën? Sigurisht! Ndërsa festojmë lindjen e Krishtit, le ta falënderojmë Perëndinë që e mbajti fjalën. Ai jo vetëm premtoi, por Ai gjithashtu dha. "Le të falënderojmë Perëndinë për dhuratën e tij të patregueshme." 2 Korintasve 9:15.
Jezusi vetë është dhurata më e madhe e Krishtlindjes.