1 Shkurt

Si Rritem Në Ngjashmëri Me Jezusin?

Maturia shpirtërore nuk ndodh menjëherë dhe nuk ndodh automatikisht por vjen gradualisht dhe nuk mbaron gjithë jetës.

Ti je në përpunim e sipër. Transformimi shpirtëror, që karakteri ynë të bëhet si i Jezusit , ky do të vazhdojë sa të jemi në tokë. Madje edhe kur të largohemi nga kjo tokë nuk është se do jemi bërë 100% si Jezusi. Ky transformim do të kompletohet kur të shkojmë në qiell ose kur të vijë Jezusi dhe të marrë për t’iu bashkuar në qiell. Një varg i veçantë për këtë është:

Efesianëve 4:13 Derisa të arrijmë të gjithë te uniteti i besimit dhe të njohjes së Birit të Perëndisë, te një njeri i përsosur, në masën e shtatit të plotësisë së Krishtit.

Kur të jemi në qiell me të, çfarëdo që të ketë ngelur pa përfunduar në karakterin tonë do të përfundohet. Bibla thotë, që kur ta shikojmë Jezusin, që është i përsosur, atë ditë do të bëhemi edhe ne të përsosur si Ai. 

1 Gjonit 3:2 Shumë të dashur, tani jemi bij të Perëndisë, por ende nuk është shfaqur ç'do të jemi; por dimë se, kur të shfaqet ai, do të jemi të ngjashëm me të, sepse do ta shohim se si është ai.

Më duket sikur në jetën e krishterë e ngatërrojmë një të vërtetë të thjeshtë që është: Perëndisë i intereson më shumë ndërtimi i karakterit tonë sesa rehatia jonë. Kjo i intereson Atij më shumë se çdo gjë tjetër. Forcimi vjen kur kalojmë sprova dhe sprovat e kaluara me sukses e forcojnë atë. 

Shiko, troç fare, Jezusi nuk vdiq në kryq që ne pasi t’i besojmë Atij, të kemi një jetë të lehtë, fushë me lule, karramele fare. Qëllimi i tij është më i thellë: Ai do që të na bëjë si vetja e tij, në ngjasim si Krishti, para se të na marri në qiell dhe të kalojmë përjetësinë me të. 

Si të vjen kjo e vërtetë ty? A të ndihmon t’i shikosh sprovat e jetës ndryshe dhe forcimin e karakterit si gjënë parësore? 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>