16 Shkurt

Si Të Jem I Mëshirshëm Ndaj Atyre Që Nuk E Njohin Jezusin?

Ne si kishë, vizioni ynë, Pse-ja jonë është: Ekzistojmë që një person më shumë të njohë Jezusin si Zot dhe Shpëtimtar. Të bëhet i ngjashëm me të. Ta jetojë jetën pa frikë. Të sjellë ndikim pozitiv aty ku është.
Por së pari, që një person më shumë ta njohë Jezusin, me shumë gjasa do e njohë nëpërmjet teje. Para se dikush t’i besojë Jezusit, ai/ajo do të pyesë, a mund të besojë ty? A je ti i besueshëm, a ngjan ti me Jezusin, të cilin po shpall?
Si ishte Jezusi ndaj mëkatarëve, ndaj njerëzve që nuk e njihnin atë? Jezusi ishte i
dashur dhe i hirshem me mëkatarët, madje edhe ndaj atyre që kultura e asaj kohe i njihte si më mëkatarë. Ai rrinte dhe hante me tagambledhësit. Sepse tha: Të sëmurët kanë nevojë për mjek.
Kush e di historinë e Zakeut që hipi në fik për të parë Jezusin? Ai ishte taksambledhës, ishte hajdut sepse një pjesë të mirë të taksave i fuste në xhep. Dhe kur e pa Jezusi, a e di si i tha? A të vij për drekë te shtëpia jote? 

Mateu 9:10-13 Dhe ndodhi që, kur Jezusi u ul në tryezë në shtëpi (e Zakeut), erdhën shumë tagrambledhës dhe mëkatarë dhe u ulën në tryezë bashkë me të dhe me dishepujt e tij. Farisenjtë, kur e panë këtë, u thanë dishepujve të tij: ''Pse Mësuesi juaj ha bukë me tagrambledhësit dhe me mëkatarët?''. Jezusi, mbasi i dëgjoi, u tha atyre: ''Nuk janë të shëndoshët ata që kanë nevojë për mjekun, por të sëmurët.” Tani shkoni dhe mësoni ç'do të thotë: "Unë dua mëshirë dhe jo flijime". Sepse unë nuk erdha për të thirrur në pendim të drejtët, por mëkatarët''.

Pas dy muajsh është Pashka, të dielën e dytë të Prillit. Është koha kur kujtojmë vdekjen dhe Ringjalljen e Jezusit. Dua të nxis fort, fillo që tani të ftosh një shok, shoqe ne festimet e ICF-se. Çoji linkun 2-3 miqve në inbox.
Gjej një mënyrë praktike për ti folur dikujt për Jezusin, për ti folur për dashurinë e tij të madhe, i deshi aq sa vdiq në kryq për ta.
Ji plot mëshirë, plot dashuri për një person që nuk e njeh Jezusin dhe bëj diçka për ta ndarë lajmin e mirë me të. 

Grimca e kësaj dite është pjesë e serisë “Lumturitë” pjesa 5, ky është linku nëse ke dëshirë ta dëgjosh mesazhin e plotë: https://youtu.be/KsMWyDGpK_M


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>