3 Mars

Si Ta Zgjidhësh Konfliktin?

Ja ku jemi te hapi i fundit i zgjidhjes së konfliktit, tensioni, sherrit. Uroj të kenë qenë ndihmë, shiko 6 hapat e tjerë, nëse nuk i ke lexuar tek Grimca Shprese këtë javë nga e hëna deri sot këto kam ndarë. Hapi i fundit… 

 7. Fokusohu Tek Pajtimi Jo Tek Zgjidhja e Të Gjithave
Pajtim do të thotë, ta kthesh në gjëndjen që ishte më parë situtën e asaj marrdhënie. Zgjidhje do të thotë, sqarojmë çdo lloj mosmarrveshje tani. Kjo nuk ndodh sepse në martesë në shoqëri nuk ka shanse të biesh dakort me çdo gjë. Por ti mund të mos biesh dakort edhe pa bërë sherr, kjo quhet maturi, pjekuri.
Kur e ke mendjen tek Pajtimi ka shumë gjasa që problemi që ju solli aty do të duket i vogël. Shpesh janë gjërat e vogla ata që e sjellin sherrin, tensionin. Nuk ka shansa të zgjidhësh çdo keqkuptim në një takim, në një kafe. Synimi i asaj kohe të jetë pajtimi dhe si ta falni njëri tjetrin për atë gjënë e fundit që ju tensionoji.

Po e mbyll kështu. Bota është plot me konflike e me luftëra e me sherre. Thjesht shiko lajmet dhe do e dallosh sesa shumë ka.
Nxitja ime për ty është si të jesh nxitës i paqës, të jesh paqebërës dhe jo nxitësh tensionesh.
Si të gjesh mënyra për të ndërtuar ura dhe jo për të ndërtuar mure. Të punosh për t’i mbajtur lidhjet e forta dhe jo për ti dëmtuar dhe për t’i prishur.
Siç thotë Shkrimi, Perëndia na pajtoi me anë të Jezusit tani ai na ka dhënë neve shërbesën e pajtimit, të pajtojmë njerëzit me Perëndinë dhe me njeri-tjetrin.
Jezusi tha: Lum ata që përpiqen për paqen, lum ata që janë paqebërës, të bekuar janë ata, ata do të quhet bij të Perëndisë, ata do dallohen që janë fëmijë e Mi.
Uroj dhe lutem që ti do dallohesh kollaj mes shumë të tjerëve që je bir/bijë i Perëndisë sepse kudo që je ti, je duke mbjellur fara paqeje dhe pajtimi.  


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>