10 Mars

Cilat Janë Dy Më Të Vështirat?

Cilat janë dy më të vështirat kur vjen puna tek lumturia që tha Jezusi: Lum ju kur do t’ju shajnë, do t’ju përndjekin, do të thotë të gjitha të zezat kundër jush

Këtë javë nga e hëna deri dje kam ndarë hapa, gjëra se çfarë të bëjmë ose mos bëjmë kur jemi në situate të tilla. Sot e mbyllim me dy të fundit, e 5-ta…

5. Mos u hakmerr. Ti ngjan më shumë me Jezusin kur nuk e kthen fyerjen me fyerje. Kur s’ia kthen atij që të sulmoi, ofendoi, përçmoi. Te lumturia e fundit, e lexojmë dhe një here: Mateu 5:11-12 Lum ju kur do t'ju shajnë dhe do t'ju përndjekin dhe, duke gënjyer, do të thonë të gjitha të zezat kundër jush, për shkakun tim. Gëzohuni dhe ngazëllohuni, sepse shpërblimi juaj është i madh në qiej, sepse kështu i kanë përndjekur profetët që qenë para jush.
Do t’ju shajnë, do t’ju venë emra, etiketa, nofka. Do t’ju keqtratojnë, çfarë nuk do të gënjejnë ndaj teje, gjithë të zezat madje do i thonë ndaj teje. Madje mund ti shkruajnë edhe në social media, mund ti komentojnë edhe te instagrami apo facebooku yt. 

Vargjet më të bukura kur vjen puna te hakmarrja: Romakëve 12:17-18 Mos ia ktheni kurrkujt të keqen me të keqe… Po të jetë e mundur dhe aq sa varet prej jush, jetoni në paqe me gjithë njerëzit. Pjesa e dytë është e bukur, prandaj e kam qef Biblën sepse e thotë troç. Ka njerëz me të cilët nuk jeton dot në paqe sepse ta heqin trurin shpesh  Romakëve 12:19Mos u hakmerrni për veten tuaj, o të dashur, por i jepni vend zemërimit të Perëndisë, sepse është shkruar: ''Mua më përket hakmarrja, unë kam për të shpaguar, thotë Zoti''.

E fundit, kur kalojmë opozitë, çfarë duhet të bëjmë. Kjo është e rëndësishme sepsa na dallon nga gjithë pjesa tjetër e botës. Kur kalon fyerje, vuajtje, ofendime, opozitë…

 6. Do i bëj mirë atij personi. Çfarë? Jooo, kjo është shumë më duket. Ia kthen të keqes me të mirë. Jo vetëm që nuk hakmerrem por bëj diçka të mirë. Ka njerëz edhe pse nuk e njohin Zotin nuk hakmerren. POR Shkrimi thotë, nëse do të jesh ndjekës i Jezusit, bëju mirë atyre që të bëjnë keq. Romakëve 12:21 Mos u mund nga e keqja, por munde të keqen me të mirën.

Jezusi e thotë kështu, dhe nuk më pëlqejnë fare këto vargje: Luka 6:27-29 …t'i doni armiqtë tuaj; u bëni të mirë atyre që ju urrejnë. Bekoni ata që ju mallkojnë dhe lutuni për ata që ju keqtrajtojnë. Nëse dikush të bie në njërën faqe, ktheja edhe tjetrën… Natyrshëm do ishte e kundërta, do silleshe ndryshe. POR do guxim të bësh atë që tha Jezusi. Edhe një pamend mund të reagojë natyrshëm sepse s’do mend do instikt. 

Nuk është e lehtë, por kështu e mund të keqen me të mirë. Do guxim, të mos bie pre e keqes por ta kthesh me dashuri. 

Kur do i praktikosh këto të 6-ta ndodhin dy gjëra:
1-do i sjellësh kënaqësi Perëndisë. 2-do të jesh i lumtur, i bekuar. Çfarë është më e rëndësishme, të jesh si gjithë të tjerët apo t’i sjellësh buzëqeshje Perëndisë?

Dua të nxis me një sfidë këtë fundjavë, hidh një hap të vogël besimi, një hap me guxim, thuaj diçka, bëj diçka, nuk ka rëndësi se çfarë, por trego që je bir/bijë i Perëndisë këtë javë.
*Kur të jesh duke ngrënë diçka, kërkoju atyre me të cilët po ha drekë, a mund ta lutem për ushqimin?
*Merr biblën dhe vendose te te tavolina, në një vend të dukshëm. Pse i/e krishtere je ti?
*Nëse nuk je pagëzuar, ky është hapi i parë guximshëm që i kërkojmë dikujt, tregoju të gjithëve …
*Çoji 2 shokëve që s’janë të krishterë një sms, mesazh, whatsapp, Po Lutem Për Ty Sot!
*Ndaj lajmin e mire me dy shokët e ngushtë.
*E sigurtë që të erdhën dhe ide të tjera guximtare, bëj diçka 

 Për ta ndjekur mesazhin e plotë, hape te ky linku:  


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>