13 Mars

Me Kë Ta Krahasosh Perëndinë?

"Me kë kërkoni, pra, të më ngjasoni, që të jem baras me të?" thotë i Shenjti. Isaia 40:25

Kështu i tha Perëndia profetit Isaia dhe përgjigjja ishte e qartë,nuk ka asnjë Perëndi tjetër përveç Perëndisë!

Tani, pse është e rëndësishme kjo? Pse është thelbësore të besojmë që ka vetëm një Perëndi dhe se Ai e ka përshkruar qartë veten e Tij në Bibël? Përgjigja është aq e thjeshtë sa ç’është dhe e thellë. Ne jemi ushqyer vazhdimisht gënjeshtër pas gënjeshtre që të gjitha besimet janë njëlloj dhe se të gjitha rrugët të çojnë te Perëndia. Pra, dikush mund të zgjedhëmeditimin apo të mbajë ligjet strikte të ndonjë besimi tjetër dhe të gjitha këto janë "shpirtërore" dhe të gjitha të çojnë tek i njëjti vend, te Perëndia...

Vallë, është e vërtetë kjo? JO! Kjo nuk mund të jetë e vërtetësepse besimet e ndryshme kundërshtojnë njëri - tjetrin pothuajse në çdo pikë! Bibla na thotë që ka vetëm një Perëndi të vërtetë dhe që Ai e ka zbuluar Veten e Tij dhe rrugën për një marrëdhënie me Atë përmes Biblës. Mënyra e vetme për ta njohur Perëndinë dhe për ta kuptuar Atë është të zbulojmëçfarë thotë Ai për Veten në Bibël. 

Pëshpërit një lutje: 

Perëndi faleminderit që na je zbuluar në Bibël dhe ne mund tëmësojmë më shumë dhe të hyjmë në marrëdhënie të thellë me Ty. Zot lutem që nuk do të shpërqendrohem me idetë e çuditshme të botës por do të kem në mendje se Ti je Perëndia i vërtetë dhe unë do të besoj vetëm Ty. Atë, lutem dhe falënderoj në emrin Jezus, Amen.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>