16 Mars

Jetët tona varen në Të!

Unë i them Zotit: "Ti je streha ime dhe kështjella ime, Perëndia im, të cilit i besoj". Psalmet 91:2

Perëndia nuk na ka dhënë thjesht një libër udhëzues të mbushur me udhëzime. Perëndia nuk ka hartuar thjesht një listë me gjërat që duhen dhe nuk duhen bërë për të jetuar një jetë të shenjtë. Perëndia na ka dhënë histori të vërteta dhe të fuqishme, si historia e manës në shkretëtirë. Histori të tilla na tregojnë që ne duhet të mbahemi në çdo fjalë që del nga goja e Tij. Nëse nuk e bëjmë një gjë të tillë ne vdesim. 

Por Perëndia dha Veten e Tij si udhëzuesin tonë. Jezusi, në gjumë në barkë, ishte udhëheqësi i dishepujve. Ai ishte me ta dhe kjo ndryshonte çdo gjë. Perëndia ishte me Hebrenjtë në shkretëtirë, duke i udhëhequr dhe duke i ushqyer ata çdo ditë dhe edhe kjo ndryshonte çdo gjë për ata. 

Nuk është një libër referimi i thatë që i përket një rafti me pluhur. Fjala e Perëndisë është e gjallë dhe e fuqishme, dhe qëndron me ne çdo second të çdo dite. Fjala e Tij është jeta jonë. Kur lexojmë Fjalën e Perëndisë, ne dëgjojmë Perëndinë që na flet në atë moment që po lexojmë. Të pasurit e Fjalës së Perëndisë në zemrat dhe mendjet tona është si të kemi Jezusin në barkë me ne. 

Pëshpërit një lutje:
Perëndi, të falënderoj dhe të jam mirënjohës që Ti je timonieri i jetës sime dhe se jeta ime varet në drejtimin tënd... Faleminderit Perëndi që më drejton në rrugën e duhur sepse Ti je streha dhe kështjella dhe Perëndia im dhe lutja ime është t'i besoj drejtimit tënd në çdo moment dhe situatë të jetës.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>