24 Mars

Kur i Dha Autoritet Jezusi Skuadrës Së Tij? 

Duke parë nga Marku 3:13–19 parime nga shërbesa e Jezusit gjejmë se, skuadra drejtuese që të duhet për shërbesën tënde, për kishë-mbjelljen tënde, duhet të jenë njerëz të zgjedhur nga ty. Jezusi shkoi dhe i zgjodhi vetë të 12-ët për në skuadrën e tij. Ai nuk shpalli lajmërim, nuk e bëri me vota, nuk e bëri me tele-votim, jo jo, shkoi dhe i zgjodhi vetë, një e nga një. Po mirë, çfarë mësojnë nga kjo gjë, nga mënyra sesi Jezusi e ndërtoi skuadrën e tij me 12 persona. Çfarë marrim ne në lidhje me ndërtimin e një skuadre për shërbesë ose kishëmbjellje?

1.Përzgjedhja. Ai shkoi dhe i mblodhi një e nga një vetë. Po, u lut gjithë natën për këtë gjë por pastaj doli dhe i gjeti vete (Luka 6:12). 
2.E Njëjta kimi. Ai shkoi dhe gjeti ato që donte vetë personalisht, me ato që kishte kimi, me ata që i “ngjisnin” atij. 
3.Miq/shokë. Ai i zgjodhi që të rrinin me të. Ai iu dha modelin, por jo në teori, por mësuan duke parë sesi i bënte Jezusi vetë gjërat.
4.Iu dha leje. Kur ishte momenti iu dha leje që të bënin gjëra. Iu dha detyra specifike për të bërë. 
5.I nisi. Pasi i fuqizoi iu dha autoritet për ta bërë punën siç e kishte bërë Ai. Ose siç e kishin parë t’i bënte Ai. 

Cila nga këto të pesta tu duk më interesante, që nuk e kishe menduar më parë? 

Linku ku mund ta lexosh pjesën e Shkrimit: https://my.bible.com/bible/7/MRK.3.albb


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Ku e Bazoi Vizionin e Tij Jezusi?

Ku e Bazoi Vizionin e Tij Jezusi?

Si Rritet Niveli i Përkushtimit?

Si Rritet Niveli i Përkushtimit?

Pjetri, Lider i Veçantë?

Pjetri, Lider i Veçantë?
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>