17 Mars

Si Të Ndërtosh Një Skuadër Sipas Jezusit?

Nga Marku 2:14–17 le të shikojmë disa parime sesi e ndërtoi Jezusi skuadrën e tij rreth të njëjtit vizion. Ka persona që thonë se Jezusi ndërtoi skuadrën më të rëndësishme në gjithë historinë. Ai zgjodhi persona të veçantë për role të veçanta. Jezusi zgjodhi persona që s’do t'i zgjidhte njeri dhe i zhvilloi, i rriti që të jepnin maksimumin e tyre. Ai gjithashtu zgjodhi një anëtar të çuditshëm në skuadër siç ishte Mateu për ta bërë më të larmishme skuadrën. 

Mateu ishte një taksambledhës i urryer, i përbuzur sepse ai dhe shokët e tij mblidhnin para për qeverinë romake. Ata konsideroheshin tradhtarë të kombit në sytë e shumicës së Izraelitëve. Jezusi kishte mprehtësinë shpirtërore për të zgjedhur ata që nuk ishin të dashur nga shumica dhe që nuk premtonin të parë me sytë njerëzor. Ai pa potencialin e Mateut për t'u bërë apostull dhe autor. Jezusi nuk u ndje kurrë i ndikuar nga opinioni apo miratimi i njerëzve. Ai nuk gjykonte nga ajo që shikonte. Ai i trajtoi njerëzit i bazuar në potencialin e tyre të ardhshëm, jo në statusin aktual që kishin në ato moment. 

Në të njëjtën mënyrë, le të çlirohemi edhe ne nga gjërat që na pengojnë për të ndërtuar një skuadër të ekuilibruar. Nëse do të ndërtosh një skuadër, merri në konsideratë këto pyetje të bazuara nga pasazhi më lart. Çfarë mund të mësojmë nga Jezusi:

1.Cilat janë disa cilësi pozitive që ngjajnë si sjellje negative?
Sugjerim: Dikush që provokon diskutime gjithë kohës mund ta shohësh si ungjilltar të zjarrtë. 

2.A tregon ai person iniciativë edhe nëse ajo iniciativë i ka dalë për keq?
Sugjerim: A ka grintë, a ka dëshirë apo do të pijë kafe, llafe të bukura dhe kur vjen puna për të marrë iniciative nuk ia mban. 

3.A do të shtonte ky person kimi pozitive, "vibe" të re dhe një vlerë unike nëse e bën pjesë të skuadrës?
Sugjerim: Çfarë do të bëjë ai/ajo, ku e shikon në shërbesë? Në ndërtimin e skuadrës nuk të duhen njerëz për numër por njerëz që trazojnë ujëra për mirë. 

4.A janë të uritur për t'u bërë diçka më shumë se sa ç’po bëjnë tani? 

5.A ka ai pasion që mund të ridrejtohet në një vizion qëllim të përbashkët?
Sugjerim: A mund të bëhet palë me ty dhe ta “blejë” vizionin tënd? 

6.A mund të luajë ai një rol të nevojshëm në skuadër?\
Sugjerim: Çfarë di të bëjë, a shkon me atë që të duhen në skuadër? 

Shiko, po flasim për ndërtim skuadre. S’ka filluar akoma kisha, shërbesa. Sepse sigurisht kur kisha ose shërbesa fillon dyert janë të hapura, njerëzit vijnë edhe kot që të jenë pjesë e saj dhe nuk duan të bëjnë diçka. Por në kohën e ndërtimin të skuadrës ty të duhen njerëz që janë zjarr, të duhen “forca speciale” ose “brisku” që janë të zjarrtë, të papërtuar, që bëhen palë me ty dhe vizionin që po ndan me ta. 

Çfarë do të shtoje një pikë tjetër në ndërtimin e skuadrës? 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Ku e Bazoi Vizionin e Tij Jezusi?

Ku e Bazoi Vizionin e Tij Jezusi?

Si Rritet Niveli i Përkushtimit?

Si Rritet Niveli i Përkushtimit?

Pjetri, Lider i Veçantë?

Pjetri, Lider i Veçantë?
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>