28 Mars

E shkuar e harruar!

"Vëllezër, sa për vete, nuk mendoj se e kam zënë, por bëj këtë: duke harruar ato që kam lënë pas dhe duke u pritur drejt atyre që kam përpara, po rend drejt synimit, drejt çmimit të thirrjes së lartme të Perëndisë në Krishtin Jezus." Filipianëve 3:13-14.

Ty mund të shkojnë shumë gjëra në mendje për të shkuarës tënde dhe kjo shpeshherë na mundon dhe na fut në mendime duke na bllokuar për të gjetur forcë dhe për të pare mundësi të reja për të ecur përpara. E ke pyetur ndonjëherë veten se si do të ishte nëse nuk do të kishte ndodhur filan gjë apo nëse nuk do e kishe marrë atë vendim? Nëse po, jemi në të njëjtën në të njëjtën situate.

Tani, ti nuk mund ta ndryshosh atë që ka ndodhur por mund të zgjedhësh si të jetosh me gjërat që të kanë ndodhur ose ato që i ke shkaktuar. E shkuara nuk mund të ndryshohet apo të rishkruhet. Nuk e ndryshon më atë dhe Perëndia nuk do ta ndryshojë! Por Perëndia e hodhi pas të shkuarën tënde në momentin që të nxorri nga mbretëria e errësirës nga fuqia e të ligut dhe të çoi nga vdekja në jetë dhe tani jeton në mbretërinë e Tij ku çdo gjë është e re. Mëso nga e shkuara jote por mos rri në “burgun” e të shkuarës, mbaji sytë përpara tek ajo që Perëndia ka për ty sot dhe në të ardhmen. 

Pëshpërit një lutje:
Perëndi të falënderoj që je pranë meje sot dhe që më nxorre nga errësira në dritë. Faleminderit që i fshive të gjitha gabimet e mia dhe që po e përdor të shkuarën time për planet e tua sepse ashtu e ke parë të udhës që nga fillimi. Zot lutem për mundësi të reja, për forca të reja dhe për një zemër të re, çdo ditë. Tashmë je ti Ai që je krah meje dhe e shkuara tashmë është e harruar për shkak të fuqisë dhe dashurisë tënde. Në emrin Jezus lutem, amen.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>