Tregohet një histori, ishte një i burgosur që u dënua me vdekje për krimet e tij dhe në ditën e ekzekutimit ishte i pranishëm dhe drejtori i gjithë burgjeve. Dhe e pyeti, “cila është dëshira jote e fundit”, i burgosuri i tha, “dua të pi një gotë ujë.” Ia mbushën gotën e ujit dhe atij po i dridhej dora dhe nuk e po pinte dot. Drejtori i burgut duke parë që situatën i premtoi, “merr kohën tënde, asnjeri nuk do të dënojë derisa ta kesh pirë gotën e ujit që ke në dorë.” I burgosuri duke e ditur se çfarë premtimi iu bë dhe kush ai bëri këtë premtin, ai menjëherë e derdhi gotën e ujit. Drejtori u zu ngushtë nga premtimi që dha dhe e anulloi dënimi me vdekje për atë person.
Nuk e di nëse kjo histori është e vërtetë apo jo. Por një “drejtor” më i madh, Ai që ka krijuar dhe ka autoritet mbi qiellin dhe tokën ka thënë: “Do të më kërkoni dhe do të më gjeni sepse do të më kërkoni me gjithë zemrën tuaj.” Jeremia 29:13
Dhe ky varg është një super ftesë për të gjithë njerëzit që kërkojnë një marrëdhënie të sinqertë me Perëndinë, për ata që po kërkojnë ta njohin atë. Për të gjetur Perëndinë, nuk duhen rite apo të ndjekësh tradita të caktuara. Por në vend të kësaj, Perëndia të thotë që ta kërkosh me zemrën dhe të duash t'i afrohesh atij në një mënyrë të sinqertë. Ja disa hapa praktikë për ta gjetur Perëndinë:
1.Filloje me lutje. Është mënyrë e mirë për të filluar një marrëdhënie me Perëndinë. Kërkoji Perëndinë që të ndihmojë ta gjesh atë, kërkoji që të shfaqet. Foli me fjalë zemre, të sinqerta.
2.Lexo Biblën. Bibla është Fjala e Perëndisë dhe është burim urtësie dhe plot me udhëzime. Duke e lexuar do të mësosh për Perëndinë dhe do të kuptosh sesi të ndjekësh rrugën e tij. Ja dy linqe se ku mund ta gjesh online: 1- https://albkristian.com/bibla_shqip/ 2- https://www.bible.com/en-GB/bible/7/GEN.1.ALBB
3.Reflekto mbi atë që lexove. Nëse lexove vetëm këtë shkrim nga Jeremia, reflekto mbi kuptimin e tij dhe sesi mund ta zbatosh atë. Për shembull, si mund ta kërkosh Perëndinë me gjithë zemrën? Si mund ta ndjekësh rrugën e tij me sinqeritet?
4.Mbahu pas Shkrimit. Kur Perëndia ka thënë diçka ai do ta bëjë, kapu pas tij. Dhe ktheje në lutje atë premtim.
5.Kërko ndihmë. Nëse dëshiron të thellohesh në Shkrim dhe të ndjekësh rrugën e Perëndisë më fort dhe nuk di sesi, na shkruaj.
Përshpërit një lutje:
Perëndi që ke krijuar qiellin dhe tokën. Unë dua, dua fort që të njoh ty. Faleminderit që ke premtuar se kush kërkon do të të gjejë, mu shfaq, dua të njoh ty, më fol, dua të dëgjoj ty, më trego se kush je, dua të di më shumë për ty. Përdor Shkrimin, përdor njerëz, përdor kë të duash ti dhe çfarë të duash ti, veç më fol.