19 Prill

Nga Ta Filloj Rregullimin e Një Miqësie?

Sipas Shkrimit, hapi i parë, para se të fillosht të flasësh me personin, fol një herë me Perëndinë. Shiko, se kur e fillon me lutje dhe nuk fillon duke bërë thashetheme për atë person, ndodh diçka e bukur: ke për të zbuluar që Perëndia ose do të ndryshojë zemrën tënde ndaj atij personi ose do e ndryshojë atë përsonin pa qenë nevoja fare për ta takuar dhe folur me të. 

Në fakt, të gjitha miqësitë do të shkonin më vaj nëse lutemi më shumë ose lutemi aq sa ç’flasim për ta. Mbreti David ishte mjeshtër për këtë punë, ai për çdo siklet, acarim, ngarkesë shkonte së pari te Perëndia. Do të nxis edhe ty nëse ndihesh i acaruar me dikë, lexo Psalmet e Davidit. Foli Perëndisë, çfarë të acaron ty, thërriti Atij. Ai nuk habitet nga sjellja jote, e shokut tënd apo kujtdo. Ai e di çfarë ke: nëse je i zemëruar, i lënduar, i pasigurtë apo çfarëdo emocioni. Kështu që, thuaja Atij. 

Baza e shumicës së konflikteve është një nevojë e paplotësuar dhe në fakt janë nevoja që nuk t’i plotësojnë dot njerëzit, vetëm Perëndia mundet. Kur ke pritje nga dikush: shoku/shoqja, burri/gruaja, dikush… që ai/ajo të plotësojë një nevojë që vetëm Perëndia mundet, bëhu gati për tu zgjënjyer dhe për tu hidhëruar. Nuk ka qenie njerëzore që mund t’i plotësojë të gjitha nevojat e tua, ato i plotëson vetëm Perëndia. 

Ja si e tha Jakobi, nuk kemi sepse nuk kemi kërkuar, te kap. 4:1-2 Nga vijnë luftërat dhe grindjet te ju? A nuk vijnë, nga pasionet që luftojnë ndër gjymtyrët tuaja? Ju lakmoni dhe nuk keni, ju vrisni dhe keni smirë dhe nuk fitoni gjë; ju ziheni dhe luftoni, por nuk keni, sepse nuk kërkoni.
Kjo do të ndodhë gati çdo herë: Nëse së pari nuk shkon te Perëndia por ti pret që të tjerët të bëjnë të lumtur atëherë ke për tu zhgënjyer, për tu zemëruar kur ata s’do t’i plotësojnë pritjet. Perëndia të thotë: ‘Hajde flasim bashkë së pari, pastaj shko fol me të tjerët.’

Përshërit një lutje:

Atë, faleminderit që na ke dhënë Shkrimit, plot me këshilla dhe udhëzime. Faleminderit që e ke shpalos urtësinë tënde aty. Unë kërkoj nga ty (përmende emrin e personit për të cilën po lutesh) që ta ndryshosh filanin, më ndrysho edhe mua. (Shprehi emocionet) Jam i ngarkuar, jam tym, po ndodh e njëjta gjë… më jep urtësi Atë, nga urtësia jote për këtë situatë me filanin… Unë të kërkoj në emrin Jezus që marrdhënia jonë do të rregullohet sa më parë. Amen! 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>