1 Maj

Çfarë Tha Jezusi Për Martesën dhe Divorcin?

Dua të shikojmë nga Mateu 19 një nga pasazhet më të bukura për martesën. Jezusit i bëjnë një pyetje për Martesën dhe Divorcin. Ajo që tha Jezusi është super fare. Dhe kur e thotë Jezusi diçka e ka thënë Perëndia, duhet parë me kujdes. Le ta shikojmë se me sa seriozitet e shikon Perëndia martesën. Dhe na e tregon arsyen PSE është kaq e rëndësishme. 
Mateu 19:3 Atëherë iu afruan disa farisenj për ta provokuar dhe i thanë: ''A është e lejueshme që burri ta ndajë gruan për një shkak çfarëdo?''. Një shkak çfarëdo…që do të thotë për çfarëdolloj arsyeje.
Po pyesin Jezusin, a është e lejueshme, a është e ligjshme që burri ta ndajë gruan për çfarëdolloj aryeje?
Shumë njerëz bëjnë të njëjtën pyetje edhe sot. A është normale, a është ok, ta ndash gruan për çfarëdo arsye? Ka shtuar në peshë s’më pëlqen më, ishte me nerva sot s’më pëlqen më, i kanë dalë thinjat, s’më pëlqen më. Është me nerva sot, s'më pëlqen më. Për çfarëdo arsye? Kush është gati për përgjigjen e Jezusit?
Jezusi iu tha: A jeni mirë nga trutë e kokës? Jo jo, nuk u tha ashtu, por gati - gati atë kuptim ka
Mateu 19:4 Dhe ai, duke u përgjigjur u tha atyre: ''A nuk keni lexuar ju, se ai që i krijoi që në fillim, i krijoi mashkull dhe femër? A nuk e keni lexuar ose ndryshe, a ke Bibël në shtëpi ti, a e ke prekur Biblën ndonjëherë me dorë? Se po ta kishit lexuar qoftë edhe një herë të vetme, nuk do t'ju duhej as të ma bënit këtë pyetje. Jezusi citon nga Zanafilla: 
Mateu 19:5 Dhe tha: "Për këtë arsye njeriu do ta lërë babanë dhe nënën e vet dhe do të bashkohet me 
gruan e vet; dhe të dy do të jenë një mish i vetëm". Për këtë arsye, ka një arsye.
Do të bashkohet, ka kuptimin kur bashkohen dy qé bashkë në parmendë. Që do të thotë të dy janë bashkë në këtë zgjedhë. Të dy bëjnë pjesën e vet. Mbaj mend kur isha i vogël, kishte qé që viheshin në zgjedhë dhe parmendë dhe viheshin njëlloj. Jo një i fortë, një i dobët por të dy njëlloj se ndryshe njëri e tërhiqte zvarrë tjetrin. Dy të fortët bashkë, dy mesatarët bashkë, që të ecnin me të njëjtin ritëm bashkë.  

Ka një ide, që në martesë, njëri bën 50% tjetri 50%. Në fakt martesa më e mirë është kur të dy janë 100% të përkushtuar. 
Mateu 19:6 Dhe kështu ata nuk janë më dy, por një mish i vetëm; prandaj atë që Perëndia ka bashkuar, njeriu të mos e ndajë''Prandaj kjo është si përmbledhje, sa herë shikon fjalën prandaj… atë që bashkon Perëndia, njeriu të mos e ndajë.
Kjo ishte përgjigja e Jezusit. Jo, nuk është e lejushme!  

Por ata nuk u bindën, dhe i bëjnë pyetjen tjetër Jezusit. 
Mateu 19:7-8 Ata i thanë: ''Atëherë përse Moisiu urdhëroi të jepet letërndarja dhe të lëshohet?''. Ai u tha atyre: ''Moisiu ju lejoi t'i ndani gratë tuaja për shkak të ngurtësisë së zemrave tuaja, por në fillim nuk ka qenë kështu. Qe i bie “Sa herë që ndodh një divorc/ndarje, bëhet sepse njërit iu ngurtësua zemra.”  Disa herë ndodh që të dyve iu ngurtësohet zemra. 

Ata i thanë: Moisu na urdhëroi të jepet ndarja. Jezusi iu tha: Jo, jo, Moisiu nuk ju urdhëroi, por e lejoi kur njërit i ngurtësohej zemra. Konteksti është ky: Në kohën e Moisiut, burrat merrnin shumë gra dhe e linin pas dore gruan e parë ose e abuzonin atë, e mbanin me zor në shtëpi. Moisiu e bëri ligj të shkruar, që nëse i ishte ngurtësuar zemra për gruan, ta ndante POR t'i jepte një letër ndarje sepse mund të dilte dikush që mund ta merrte atë dhe ta trajtonte si mbretëreshë, siç i takonte për ta nderuar, që ajo të ishte e lirë për t'u rimartuar. Kështu filloi...
Por Jezusi tha: JO. Nuk është e lejueshme!

Për të patur një martesë për së mbari, dua që të shikojmë tre gjëra nga Shkrimi në ditët në vijim. Se Çfarë Përfaqëson Martesa…


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>