28 Prill

Çfarë Po e Dëmton Familjen Tënde, Po Ty?

Njeriu i parë kishte marrëdhënie të përsosur me Perëndinë dhe të njëjtën gjë kishin me njëri - tjetrin por prania e mëkatit i prishi të dyja. Prandaj ka tensione mes lidhjeve, shoqërive, martesave, boshllëqe personale. 

Grimcat e kësaj jave këtë kanë patur fokus. Cila ishte ndihmë për ty personalisht ose për martesën tënde. 

E Hënë: Gjëja e parë që ka thënë Djalli ishte: hodhi dyshime Fjalës së Perëndisë. Që i bie, para se dikush të mëkatojë, së pari duhet të dyshojë atë që ka thënë Perëndia. Dhe ftesa e tij për të mëkatuar nuk është e re. Satani nuk ka hile të reja, çdo mëkat që na fton ai, ka lidhje me një nga këto tre kategori. Të njëjtat hile nga Zanafilla, te Gjoni deri te Zbulesa në fund. Lakmia e mishit, lakmia e syve, krenaria e jetës… Ja e lexojmë si hynë këto të treja: Zanafilla 3:6 Dhe gruaja pa që pema ishte e mirë për t'u ngrënë (lakmia e mishit), që ishte e këndshme për sytë (lakmia e syve) dhe që pema ishte e dëshirueshme për ta bërë të zgjuar dikë (krenaria) dhe ajo mori nga fruta e saj, e hëngri dhe i dha edhe burrit të saj që ishte me të, dhe hëngri edhe ai.

A mund ta dallosh skemën, modelin që po përdor i ligu për të tunduar ty? Në cilën zonë po të tundon se fundmi, dëshira për të patur më shumë, dëshira për të parë gjëra që nuk janë të hijshme apo dëshirë për t'u dukur për të rënë në sy? Nëse Fryma të bind për diçka sille para Perëndisë, rrëfeje dhe merr faljen e Tij. 

E Martë. Ndjesia e turpit vjen sa herë që mëkatojmë bëjmë diçka të pahijshme, themi apo e mendojmë. Çdo njeri edhe pasi ka njohur Krishtin mëkaton herë pas here. DHE i ligu mundohet të të ngarkojë,  fajësoje dhe ta zmadhojë atë që ke bërë ti. POR kjo nuk hiqet, mbulohet duke bërë diçka, por vetëm nga gjaku i Krishtit, që pasi i fal mëkatet tona, i hedh në detin e harresës dhe vendos një tabelë “ndalohesh peshkimi në këtë det” mos i nxirr me nga aty. I ligu do që t'i “nxjerresh” do që t'i kujtosh dhe të rëndohesh dhe për “përtypesh” si çamçakëz gjithë ditës sepse do që të të mbajë në faj. POR ti je drejtësuar para Perëndisë nga gjaku i Kishtit, sa herë që i ligu të kujton të shkuarën, vetëm shpall të vërtetën e Shkrimit, mos debato me të, thjesht thuaj: Gjaku i Krishtit e ka falur dhe mbuluar turpin tim! A do që ta shpallësh që tani? Gjaku i Krishti e Ka Falur Dhe Mbuluar Turpin Tim!

E Mërkurë: Adami fajësoi Perëndinë dhe gruan, gruaja fajësoi gjarpërin. Dhe që nga ajo ditë faji ka ngelur jetim dhe ne ngordhim për të fajësuar dikë, na vjen shumë kollaj, shumë natyrshëm. Një gjë e veçantë për fajësimin, shpesh themi njërën nga këto të dyja: S’është faji im ose Është vetëm faji im. Të dyja janë të vërteta.

Kur fajëson vetëm dikë ose kur fajëson vetëm vetën mos harro që faji është pasojë e mëkatit. Në çdo faji të dy palët kanë një pjesë të fajit. Ndalo së fajësuari, kërko falje për pjesën tënde të fajit dhe ndrysho. I vetmi person që ke në kontroll është vetja jote, vetëm atë mund të ndryshosh, disa herë as atë nuk e ndryshon dot jo më të përpiqesh të ndryshosh dikë tjetër. Sa herë që do të shtyhesh për të fajësuar dikë, a do të ndalosh një moment dhe të kujtosh, është pasojë e mëkatit, cila është pjesa ime, si mund të ndryshoj unë? 

Enjte: Gara për t'u dukur, për të rënë në sy, me gjërat që kam, me arritjet që kam, me prestigjin që kam, me… që kam është pasojë e mëkatit dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite: Kush të marrë vëmendje më shumë. Për këtë Kaini vrau Abelin. Uroj që mos “ta vrasim” njëri - tjetrin, në garën kush merr vëmendje më shumë se tjetri. 

Satani shkoi dhe i tha gruas, ha këtë frut që të bëhesh si Zoti, po ata ishin në ngjasim me Zotin që kur u krijuan.
Prandaj i ligu të shtyn, nëse bën këtë dhe atë ti do të njihesh si ky dhe si ai, do të biesh në sy, të gjithë do ta marrin vesh se kush je… Por ti je dikush, ti je krijuar ne imazhin e Perëndisë, ti jë fëmijë i Tij. A ka identitet më të lartë?
Cila nga këto ishte më domethënëse për ty? A e dëshiron ti që ta kesh një jetë për së mbari, një familje për së mbari? Çfarë duhet të ndryshosh këtë javë nga vetja jote, për çfarë po të shtyn Fryma që të bësh ndryshe? 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>