3 Maj

Së dyti, Cfare Perfaqëson Martesa?

Martesa përfaqëson Krishtin dhe Kishën e Tij. Ja të shkojmë te Efesianet 5 dhe gjejmë disa fjale kyçe aty që janë edhe te Zanafilla.
Efesianeve 5:31-33 ''Prandaj njeriu do të lërë babanë e vet dhe nënën e vet dhe do të bashkohet me gruan e vet, dhe të dy do të bëhen një mish i vetëm''Ky mister është i madh; tani unë e them në lidhjen me Krishtin dhe me kishënPor secili nga ju kështu ta dojë gruan e vet sikurse e do veten e vet; dhe po kështu
gruaja ta respektojë burrin.
Çifti përfaqëson Perëndinë, trinitetin. Burri përfaqëson Krishtin ndërsa gruaja përfaqëson kishën, nusen e Krishtit. 

Le te marrim një shembull. Ti (kjo është për çunat, burrat) po ndan lajmin e mirë me dikë. Le të themi po ndan lajmin mirë me Ilirin dhe Iliri thotë: "Po mirë, ja e besova unë këtë që më thua ti, si do të duket jeta ime pasi t'i besoj Jezusit? Si do të më trajtojë Perëndia mua, pasi unë t'i dorëzoj atij të gjithë drejtimin e jetës time? E di cila duhet të jetë përgjigja juaj burra, a jeni gati? 
*Perëndia do të të trajtojë ty, me dinjitet dhe nderim. Siç trajtoj unë gruan time. A do që t'i besosh Jezusit sot? 
Çfarë do të thoshte shoku yt Iliri, kur të shikon ty si e trajton gruan tënde? A do të thoshte: Po unë dua t'i besoj Krishtit. Nëse Perëndia më trajton mua siç kujdesesh dhe trajton ti gruan tënde, unë dua të besoj që sot. 

Apo do thotë: Cfarë? Pse ashtu do të më trajtojë Perëndia mua, siç trajton ti gruan tënde? Jo mor vëlla, jam mirë kështu siç jam. Nuk dua të më trajtojnë pa respekt, pa nderim, pa dinjitet, të më përbuzin dhe të tallen me mua apo të më xhirojnë sa herë u teket. Rrofsh, jam mire kështu siç jam.

Burra: Nëse e trajton gruan në atë lloj forme, ti je shembulli më koti i Jezusit në tokë. E thashë se plasa! 

Iliri, duke të parë duhet të thotë: Unë do të nderohem, do të duhem, do të trajtohem, do të vlerësohem nga Perëndia? Po ore, qe sot dua te besoj. Nëse Jezusi do të më trajtojë mua, siç trajton ti gruan, të fejuarën, të dashurën tënde, unë dua t'i besoj atij. Burra, çuna, ne përfaqësojmë Krishtin në tokë. 

Tani është rradha e gocave, a jeni gati? Le ta zemë që ti je duke folur me shoqen tënde të ngushtë dhe ajo quhet Lira. Ajo të thotë: Unë s’di të lutem. Nuk di si të flas me Zotin. 

Goca/gra, modeli që duhet t’i thuash Lirës duhet të jetë kështu: Lira, shiko se si bisedoj unë me burrin tim, ashtu fol edhe ti me Zotin në lutje, fiks në atë mënyrë.
Çfarë do të thotë Lira, që të njeh mirë? Mos, pse duhet ta shaj dhe unë Zotin me rob shpie siç e shan ti burrin? 
Mund t'i flas pa pikë respekti, mund t'ia tregoj dobësitë të tjerëve siç bën ti me burrin tënd? 

O shokë, martesa është shumë e rëndësishme; më shumë sesa mendon ti. Prandaj Jezusit i “iku truri” kur farisenjtë e pyetën: A është normale që të ndahemi për çfarëdo arsyeje? Çfarë thua? Po thua që Triniteti mund të ndahet për çfarëdolloj arsyeje? A nuk e keni lexuar se ju na përfaqesoni ne në këtë tokë? Dhe jo vetëm kaq, por ju përfaqësoni Krishtin dhe kishën e Tij në këtë tokë. 

E preka pak barazinë më lart. Por në Bibël nuk e gjen të jetë problem barazia; asnjëherë. 

Ka njerëz që thonë se Bibla është për atë kohë dhe s'ka lidhje me jetën moderne sot…. Me shumë gjasa ky personi s'e njeh fare Biblën. Bibla thotë: Nuk ka mashkull dhe femër para Perëndisë, të dy janë të barabartë. Në botë, mungesa e barazisë ka shekuj që ekziston dhe luftohet për t'u arritur.

Më tha dikush: "Si mendon ti, a janë njëlloj burrat dhe gratë? I thashë që me aq sa i njoh unë, nuk janë sepse gratë janë më të zgjuara se burrat dhe më vjen inat që janë më të zgjuara se burrat.
A jemi të barabartë? Jo, gratë janë shumë më të mençura dhe të zgjuara se burrat. E treta…


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>