4 Maj

Së treti, Çfarë Përfaqëson martesa?

Martesa Përfaqëson Besëlidhjen. A e sheh sa e rëndësishme është martesa? Përfaqëson Perëndinë në tokë, përfaqëson Krishtin dhe kishën, përfaqëson gjithashtu edhe Besëlidhjen e tij. Te libri i Malakias, Perëndia thotë që nuk e pranon ofertën që kanë sjellë ata për 3 arsye. Një nga ato ishte sepse nuk e kishin familjen në rregull.
Malakia 2:14 Megjithatë ju thoni: "Përse?" Sepse Zoti është dëshmitar midis teje dhe bashkëshortes së rinisë sate, ndaj së cilës je sjellë me pabesi, ndonëse ajo është shoqja jote dhe bashkëshorte e besëlidhjes sate.
Kur një çift martohet, hyn në besëlidhje. Besëlidhja dhe kontrata janë të ndryshme.
*Kontrata na mbron të drejtat dhe ul përgjegjësitë. Kur blen një shtëpi, bën kontratën dhe aty janë të drejtat e tua dhe sa më pak përgjegjësi.
Kurse në Besëlidhje...
*Besëlidhja, dorëzoj të drejtat e mia dhe marr përgjegjësitë. Dhe kjo është dëshmi për botën. Shiko, kur një kolegu yt do të pyesë: Nga ta di unë që Perëndia do ta mbajë fjalën? E di si duhet të përgjigjesh ti? Shiko, sesi e kemi mbajtur fjalën unë dhe gruaja ime. Sepse kur u martuam hymë në besëlidhje. Kush i ka dëgjuar këto rreshta nga premtimet e besëlidhjes? Do të jemi bashkë...
*Në pasuri dhe varfëri *Në sëmundje dhe në shëndet. *Në të mirë dhe në të keq.
Çfarë? Jooo, po u bë keq puna, unë iki.
Nuk është kontratë, është besëlidhje. Ka çifte që thonë: Po shkon keq puna, do të ndahemi.
Por ato që kanë ndarë premtimet me mua, iu them: Po ti vetë the, vetë re dakord, për mirë dhe për keq. 
Dhe pastaj e di si mbyllen rreshtat?
*Derisa vdekja të na ndajë. Ç'thua? Kjo është besëlidhja që lidhin çiftet.  

Shiko, si janë Besëlidhjet në Bibël. Besëlidhja e Vjetër me Moisiun dhe Besëlidhja e Re me Jezusin.
Kur Izraeli hyri në Besëlidhje me Perëndinë, besëlidhja ka dy anë, të dyja palët bëjnë pjesën e tyre. 
Pjesa Perëndisë ishte: Do të mbroj, do të siguroj, do të bekoj, do të jem Atë për ty, do të dua, nuk do të le, s’do të braktis. Pjesa e Izraeliteve ishte: Të Ishin Të Përsosur. Të bënin çdo gjë që u tha Perëndia te Numrat, Levitiku dhe Ligji i Përtërirë. Dhe po e gjete si thanë Izraelitet? Thanë: Dakord, kështu e lemë!
A e mbajtën besëlidhjen, si thua? Jo, e thyen besëlidhjen madje që kur Moisiu akoma nuk kishte zbritur nga Mali me dy pllakat ku ishin shkruar 10 Urdhërimet.  Po pse ua dha Perëndia kur e dinte që s’do ta mbanin?
1-Për t'iu treguar standardin e përsosur që kishte ai për jetën dhe moralin.
2-Për t'iu treguar, kur lexon Romakëve dhe Galatasve, që ata të kuptonin, që s’ia dalim dot, kemi nevojë për Jezusin. Sepse Perëndia do një marrëdhënie të sinqertë me ne dhe jo thjesht të jetonim jetë legaliste, duke u perpjekur t'u bindemi ligjeve për të marrë dashurinë e Tij. 

Beslidhja e re me Jezusin. Perëndia tha: Unë do të bekoj, do të ruaj, do të siguroj për ty, do të jem Atë për ty.
Kurse pjesa jonë është… t'i besojmë Atij! Ati, sjell birin në tokë dhe thotë: Jezus keta janë të mitë. Këta nuk e mbajnë dot Besëlidhjen që iu kërkova unë. A do të shkosh ti në tokë dhe ta plotësosh, ta mbash ti Besëlidhjen për ta? Dhe të jetosh jetën që nuk po arrjnë ta jetojnë ata dhe të paguash në kryq që të mos duhet të vdesë asnjeri prej tyre? Dhe Jezusi tha: Po Do Ta Bëj. Pastaj Ati na thote neve, të thotë ty: A e beson ti që Jezusi jetoi jetën që nuk mund ta jetoje ti dhe vdiq në vendin tënd? Dhe ai që e beson bëhet pjesë e Besëlidhjes me Atin.
Dhe nga ai moment Ai të quan bir/bijë dhe thotë: Une nuk do të le, nuk do të braktis.

Ky është dhe modeli i martesës. Dy vetë hyjnë në Besëlidhje bashkë dhe sa herë e mbajnë besëlidhjen i thonë botës: Ja kështu është Perëndia ynë, na shiko neve. Ai e mban fjalën që ka dhënë, siç e mbajmë ne ndaj njëri - tjetrit, sepse ne jemi reflektimi i Perëndisë. 

Prandaj Satanai e urren martesën dhe po përpiqet fort ta prishë atë. Sepse martesa: Përfaqëson Perëndinë në tokë, përfaqëson Krishtin dhe Kishën e Tij, përfaqëson Besëlidhjen e Re.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>