11 Maj

Çfarë Vjen Pas Ndryshimit?

Faza e parë ishte, "Më Jep Mua", fazën e dytë e një lidhje, martese, "Më Ke Mua" (por për arsye egoiste), faza e tretë, "Më Heto Mua" (që të jem i pastër). Cila është e katërta? "Më Trajto Mua". Ja si ilustrohet kjo nga jeta e djalit planprishës. Luka 15:19 Nuk jam më i denjë të quhem yt bir; trajtomë si një nga mëditësit (shërbëtorët) e tu.
Trajtojmë, më bëj si një nga shërbyesit e tu. Unë e kuptoj kështu këtë varg. Ai po thotë: e di që jam biri yt, por më trajto si një nga shërbyesit e tu. Si mund ta rithemi këtë varg? Me trajto mua si enë shërbimi për ty Zoti Jezus! Më jep zemër shërbëtori, të jem në shërbim të familjes sime, gruas sime, ndaj të tjerëve, ndaj teje Zot. 

Kur flasim për djalin planprishës, ka njerëz që thonë: por unë s’jam i tillë, nuk kam marrë kot dhe pastaj jam kthyer, unë kam qenë i mirë, i urtë gjithë kohës. Te kjo historia, babai ka dy djem. Dhe djali i dytë, ka të njëjtin qëndrim si djali i parë. Ai thjesht nuk iku nga shtëpia, por qëndrimin njëlloj e kishte. E mban mend, që faza e parë, ishte "Më jep Mua?" Ja ta shikojmë së çfare tha djali i madh, kur vëllai i vogël kthehet në shtëpi dhe babai bën një festë kur ai u kthye në shtëpi. Ja si tha vëllai… Luka 15:29 Por ai iu përgjigj të atit dhe tha: "Ja, u bënë kaq vite që unë të shërbej dhe kurrë s'kam shkelur asnjë nga urdhrat e tu, e megjithatë kurrë s'më dhe një kec për të bërë një festë me miqtë e mi. Kurrë s’më dhe mua  akoma është te faza "Më jep Mua". Çfarë do t'i thotë i ati?
Shiko si i përgjigjet ati: Luka 15:31 Atëherë i ati i tha: "O bir, ti je gjithmonë me mua dhe çdo gjë që kam është jotja.” Çfarë po i thotë Ati, që nënkupton Perëndinë këtu? Nuk ka rëndësi se çfarë mund të jap unë ty, por më e rëndësishme është, "Unë Jam Me Ty Gjithmonë". Dhe kur unë jam me ty dhe ti me mua, çdo gjë që kam unë është e jotja. Në këtë fazë të jetës, ti s’duhet të jesh i lumtur, duke më parë duart, çfarë po të jap tani ose pastaj.
Në këtë fazë të jetës, ti duhet të jesh i lumtur vetëm për faktin që unë jam me ty, jemi bashkë gjithmonë. Dhe çdo gjë e imja është e jotja. Kjo le të të sjellë lumturi!  

Ai tha: nuk jam i denjë. Ka njerëz që ndihen në faj kur Perëndia i bekon. Unë kam patur momente që ndihesha i tillë. Një mik më dha para 5 vitesh lekët për të blerë makinën që kam sot. M'u duk si e tepërt; po shiko se njerëzit s’kanë bukë të hanë, unë po blej makinë. Ajo që po dalloja te vetja ishte një lloj mendësie fukarallëku i ngulitur thellë në mendjen time dhe nuk ndihesha i denjë për një dhuratë të tillë. Ore tjetri është lutur dhe thotë: dua që të të blej një makinë. Merre, thuaji faleminderit Zotit, thuaji faleminderit atij dhe vazhdo perpara. Zoti do që të të bekojë nëpërmjet atij personi. Është mjet për t'u kujdesur për familjen dhe shërbesën, kaq. Më dukej vetja si i padenjë për një dhuratë të tillë. Por, shiko, ne të padenjë jemi, sepse nuk jemi të përsosur por besojmë te Jezusi që është i denjë dhe na shpengoi edhe neve. Ai do që t'u japë fëmijëve të tij, siç duan prindërit që t’iu japin fëmijëve të tyre. Fakti që ai po të jep, nuk ka të bëjë me ty, nuk është shpërblim. Në fakt ka të bëjë me Të dhe që Ai është Atë.
Ati do që t'i bekojë fëmijet e Tij. Mendësia e varfërisë, të bën të mendosh: Pse duhet të më bekojë Perëndia mua, pse duhet të më japë, të sigurojë, të më ndihmojë? A jam i denjë unë për këtë pozicion, për këtë punë, për këtë favor, për këtë …
Nëse ke mendime të tilla, e di si do të përgjigjej Perëndia? Pse nuk duhet të të bekoj unë ty? Pse të mos e bëj? Unë jam Ati yt, gjej kënaqësi kur kujdesem dhe bekoj fëmijët e mi. Prit pak, ja si na thotë te Shkrimi: Ai që nuk kurseu Birin, e dha të vdiste në kryq për ne, si do të na kursejë gjërat e tjera?!
Pse të mos e bekojë ai familjen tënde, jetën tënde? Pse të mos kesh një familje për së mbari, një jetë për së mbari?
Ai do, Ai mundet që ta kthejë diçka të dëmtuar në diçka për së mbari. Ai është një Atë i mirë.  

Si ndihesh, a ke zemër, qëndrim shërbimi ndaj familjes, ndaj lidhjes apo kudo që të jesh? E shikon si mundësi për t’i shërbyer, për të bërë për dikë? Nese po has ndonjë sfidë në jetën personale ose familje, a do të ndalosh dhe t'i lutesh që tani Atit Perendi? Ai është Atë i dashur, Ai ka, Ai mundet, Ai do që të të bekojë ty. 

Në diten e fundit të kësaj jave dua të bëj një përmbledhje të shkurtër, uroj të jetë një kujtesë dhe nxitje e bukur për ty.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>