14 Qershor

Çfarë Ndodh Kur Bëhemi Bashkë?

A e di se në Tiranë, më pak se 1% e banorëve janë të krishterë ungjillore, persona që kanë zgjedhur Jezusin si Zot dhe Shpëtimtar? Por ama ka më shumë se ç’ka patur ndonjëherë. Që i bie nëse bëhemi bashkë mund të na përdorë Perëndia për ta çuar Lajmin e Mirë tek kushdo në Tiranë sepse…
Në fakt: ''Kushdo që do ta thërrasë emrin e Zotit do të shpëtohet''. Romakëve 10:13

Kushdo, këdo, lajmi i mirë është për çdo njeri, Jezusi vdiq në kryq për këdo. Për çdo shqiptar për atë që thonë ka një zot e kaq, për ateistet, për mylsimanet, për ata që shkojnë në vende të mira, për ata që jane të rinj apo në moshë, për çdo njeri.

Po sikur këtë verë të bëjmë diçka që një shqiptar më shumë ta njohë Jezusin? Nëse edhe ti je me këtë gjë në mendje dhe të “rëndon” për të fituar një më shumë për Krishtin atëherë po të jap disa ide praktike:

-Filloje me lutje, ti vetëm, me 2-3 veta ose me një grup. Ne kemi filluar një grup që ka filluar të lutet për 21 ditë, sot është dita e 3-të. Le të lutemi që Perëndia do të afrojë te vetja e tij çdo Shqiptar.

E sigurtë që të gjithë e pamë shiun e madh që ra të dielën që për punë minutash u permbyt vendi. Po mendoja, një shi i tillë do të ketë rënë në ditët e Noeut  por atëherë ra me ditë të tëra. Ajo që po lutesha ndërsa shiu binte aq fuqishëm: Që shiu i mëshirës dhe favorit të Perëndisë do e mbushë Tiranën siç thuhet te Habakuku 2:14 Sepse dheu do të mbushet me diturinë e lavdisë të Zotit, ashtu si ujërat mbushin detin.

Dhe Perendia do, ka dëshirë të na përdorë ne për këtë gjë, ty, mua, ne bashkë, që  të veprojë në qytetin e tij, në Tiranën e Tij.

Dhe ne letër duket e thjeshtë, nuk është shumë e ndërlikuar. Ja ta them kështu me numra. Nëse dy persona fillojnë ditën e parë duke ndarë lajmin e mirë, mund ta ndajnë me 5-6 persona secili dhe le të hamendësojmë që 2 pranojnë të besojnë Jezusin në ditën e parë. Dhe ditën e dytë bëhen 4 persona që dalin për të ndarë lajmin e mirë me të njëjtin ritëm dhe Perëndia i përdor secilin që të sjellin 1 person në besim, bëhen 8 persona. Dhe nëse vazhdon kjo gjë për 20 ditë e gjithë Tirana do ta ketë dëgjuar lajmin e mirë.

Ja ti shkruaj numrat këtu që ta krijoj idenë më të qartë:
Dita e parë 2 persona, dita e dytë 4 persona,
dita e tretë 8 persona, dita e katërt 16 persona,
dita e pestë 32 persona, dita e gjashtë 64 persona,
dita e shtatë 128 persona, dita e tetë 256 persona,
dita e nëntë 512 persona, dita e dhjetë 1024 persona,
dita e njëmbëdhjetë 2048 persona, dita e dymbëdhjetë 4096 persona,
dita e trembëdhjetë 8.192, dita katërmbëdhjetë 16.384,
dita e pesëmbëdhjetë 32.768, dita e gjashtëmbëdhjetë 65.536,
dita shtatëmbëdhjetë 131.072, dita tetëmbëdhjetë 262.144,
dita nëntëmbëdhjetë 524.288, dita njëzet 1.048.576.  

Duket shumë e thjeshtë kështu ne letër, por a është kaq e lehtë? Nëse është kaq e lehtë pse nuk ka ndodhur këto 30 vite demokraci? 

Po sikur të mos merremi me këto justifike. Dhe të besojmë si fëmijë të vegjël, me naivitet. Te lutemi sikur Perëndia me të vërtetë do e bëjë atë që do të kërkojmë. Në fund të fundit çfarë kemi për të humbur? 

Ndërsa lutemi uroj që do të ndodhë si në rastin e Elias. Ai u lut fort që të binte shi dhe pa një re të vogël por nuk hoqi dorë derisa qielli u mbush me re dhe ra shiu pas aq shume vitesh.
Ndërsa lutemi, mund të shikojmë një “re” të vogël, si Elia dhe ajo do të vijë duke u rritur, derisa derisa të bjerë “shiu” i Perëndise në vendin tonë. 

Si thua, a do të bësh diçka sado të vogël për të ndarë Lajmin e Mirë këtë verë në Tiranë? 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>