2 Qershor

Dhe Një Gjë Të Fundit Për Birësimin Në Familjen e Perëndisë

Ta them dhe një gjë të fundit për birësimin që të forcohet dhe të mos e harrosh këtë gjë. Nuk i birësojnë fëmijët prindërit e tyre. Por prindërit birësojnë fëmijët që i marrin në familje. Kjo është e vërtetë dhe nga ana e besimit. Nuk e birësove ti Perëndinë në jetën tënde. Ai të birësoi ty në familjen e tij. As nuk e zgjodhe ti Perëndinë, Ai të zgjodhi ty. Ti zgjodhe për të besuar ose jo asaj që ka bërë Perëndia për ty. Jezusi iu tha dishepujve te tij, nuk më zgjodhet ju mua, por unë ju zgjodha juve

Shiko, se mua më pëlqen shumë kjo e vërtetë sepse në jetë shpesh nuk më zgjidhte njeri. Luanim futboll kur ishim fëmijë dhe shtinin më të mirët tek a çift, pastaj zgjidhnin nga një secili. Une isha i fundit. Hajt ta marrim këtë të gjatin se e fusim në portë. Siklet i madh ishte për mua, sa herë që thuhej hajde e bëjmë tek a cift, se e dija që do ngilja në fund. Për ju që dini të luani mirë futboll, nuk ju kam xhan asnjerin, ju që bëni si të fortë dhe doni të fitoni gjithmonë, vjen robi vërdallë kot me top, jo dua më të mirët, jo do të fitojmë ne patjetër.
Sa mirë që s’është kjo menyra sesi të ka zgjedhur Perëndia ty dhe mua. Ai nuk të zgjodhi për meritat e tua, por të zgjodhi vetë që në fillim. Pastaj të birësoi, në familjen e tij. Dhe mos harro se fëmija i kujt ishte, para se të bëheshe fëmijë i Perëndisë. Perëndia shikoi në botë dhe e drejtoi gishtin nga ty, e dua ate çunin, e dua atë gocën në familjen time. Perëndia e di se çfarë ati është djalli, e di që është at’ abuzues, prandaj tha: atë, këtë, atë atje, i dua unë, janë të mitë. Dhe Satani do ketë bërë ndonjë ujdi me Perëndinë, një ujdi të till. Ooo e do ti atë çunin dhe atë gocën, hajde bëjmë një ujdi. Unë t’i jap ato nëse ti më jep çunin tënd! Dhe mos u ngut të thuash PO, sepse e di çfarë do ti bëj çunit tënd, do ta godash me kamzhik, do ta pështyj, do ta shaj, do t’i vë kurorë me gjemba në kokë, do e gozhdoj në kryq derisa të vdesë. Po tani, e do akoma atë çunin dhe atë gocën?

Dhe Ati ynë tha: PO, i dua! E dua edhe atë, edhe atë, edhe atë. Ti u bleve me gjakun e Birit të Perëndisë dhe tani je në një familje të re. Amen!Kërkoi Frymës së Shenjtë, çfarë po më thua sot? Atë që po të thotë, ktheje në lutje. Lutje falenderimi, faleminderit që më zgjodhe mua në familjen tënde. Më birësove.
Çfarë po të thotë Perëndia ty? Ktheje ne lutje.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>