23 Qershor

Çdo Shqiptar Të Ketë Një Bibël

A do tw lutemi sot që çdo Shqiptar të ketë një Bibël në shtëpi ose në telefon? A ke ti një Bibël në shtëpi, po ne cel a ke te shkarkuar? Nëse të duhet një Bibël ose linku për ta sharkuar më thuaj. Për ty që e ke një Bibël, kur e ke marrë atë për herë të parë, çfarë ndjesie pate?
E di si tha Jezusi për rëndësinë e ungjillit dhe pse çdo njeri duhet ta ketë dhe ta ketë lexuar atë? Te Mateu 24:14 Dhe ky ungjill i mbretërisë do të predikohet në gjithë botën si një dëshmi për gjithë kombet, dhe atëherë do të vijë mbarimi.
Bibla po shkon në gjithë botën le të kontribojmë që të shkojë tek çdo Shqiptar. Bibla e parë u printua në 1994 dhe në Krishtlindje 1995 unë kam kemi biblën e parë kur isha në fshat, si dhuratë Krishtlindje bashkë me mua i gjithë grupi i të rinjve aty, ishim diku te 18-20 veta. Deri në atë kohë kishte fletushka, libra të vegjël, madje dhe ungjilli i Gjonit, por jo bibël të plotë. Sa gëzim kishim, sa lot gëzimi dhe festë ishte për ne ajo ditë kur morëm Biblën e parë. 

Prandaj le të lutemi dhe të bëjmë pjesën tonë që çdo Shqiptar të ketë një Bibël në shtëpi ose ta ketë atë në celular. Shkrimi thotë: Besimi vjen nga dëgjimi dhe dëgjimi vjen nga Fjala e Perëndisë, prandaj është e rëndësishme që çdo njeri, sidomos çdo Shqiptar ta ketë një Bibël prej letre ose app ne cel. 

Synimi i parë është që çdo njeri ta njohë Lajmin e Mirë dhe pasi e ka njohur ta ketë Fjalën e Perëndisë që ta lexojë dhe të ushqehet me të. 

A do të bëjmë secili pjesën tonë në këtë proces. Së pari, mund të lutemi që tani për këtë gjë. Së dyti, ti japim një personi të njohur një Bibël dhe së treti ta nxisim dikë që ta shkarkojë atë në telefon. 

Fjala e Perëndisë është buka, ushqimi i përditshëm, është si mjalti, si ushqim i shijshëm, është si shpatë që tregon të vërtetën e qartë dhe e ndan nga ajo që s’është e vërtetë. Është si qumësht që na ushqen në hapat e parë të besimit, është si ushqim i fortë që na ushqen ndërsa ecim me Zotin, është si zjarr dhe si çekiç që pastron dhe filtron dhe që thyen gjenjeshtrat e të ligut. Është si pasqyrë që tregon sesi jemi nga brenda, zbulon se kush jemi në të vërtetë. Është si farë e mbjellë që Perëndia e bën të rritet, është si llampë, si një dritë që na udhëzon dhe tregon realitetin përreth. Është si uji që pastron, si ari i çmuar, si spirancë që na jep siguri… 

Le ta duam dhe ta shpërndajmë atë kudo mes Shqiptarëve! 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>