30 Qershor

Lutemi Për Universitetet

A do të lutemi sot për universitetet që do të jenë si pika, si qendra nga ku do të shpërthejë lajmi i mirë nga aty nëpër gjithë qytetin dhe Shqipërinë.
Studentët janë personat që kanë sjellë ndryshime të mëdha. Në Shqipëri ishte lëvizja studentore në 8 Dhjetor 1991 që filloi erën e ndryshimit në Shqipëri. Ata ishin ndër të parët që pranuan Krishtin dhe filluan ta shpërndajnë në Tiranë dhe nëpër Shqipëri. Ishin përkthyesët e parë, ungjilltarët e parë, drejtuesët e parë.  

Mateu 4:16 Populli që dergjej në errësirë ka parë një dritë të madhe, dhe përmbi ata që dergjeshin në krahinë dhe në hijen e vdekjes, doli dritaShumica kur mendojnë universitetet dhe konviktet iu vijnë në mendje gjërat e këqija që mund të ndodhin aty. Vend i errët ku ndodhin gjëra të errëta. Për ata që kanë fëmijët në universitet shpesh luten me lutje mbrojtëse: Zot ma mbro çunin/gocën, nga alkoli, nga marrdheniet seksuale, nga drogat, nga idetë liberale që flitet aty, nga kjo nga ajo…. Po sikur të lutemi ndryshe, jo vetem lutje mbrojtëse por edhe lutje sulmuese
Zot, përdore çunin/gocën, shokun/shoqen time që të ndricojnë dritën tënde, të jenë lidera, ta sjellin ata ndryshimin, të ndricojnë ata emrin tënd në atë vend. Perëndia lëvizi fuqishëm këtë vit në një universitet në USA, Asbury University. Ku mbi 50 mijë studentë adhuronin Zotin, dorëzonin jetët dhe kërkonin ndihmën e Zotit për të ndryshuar jetët e tyre dhe për të shkuar dhe për të ndarë lajmin e mirë. 

Filipianët 2, le të mos mendojë secili vetëm për vete por edhe për të mirën e tjetrit. Pali na nxit, le të mos jetojmë jetë të vogla, egoiste. Por le të kemi ambicie të mirë, të bëjmë garë, kush ndihmon më shumë, të bëjmë garë, kush e ndajë lajmin e mirë me fort dhe më shumë. Po sikur ta kemi prioritet jo vetem çfarë kam nevojë unë, por çfarë ka nevojë një person që njoh, të mendoj për të mirën e tij/saj.
Jo vetem për të mirën e kishës time, por si mund të ndihmoj një kishë tjetër, një grup tjetër, një shërbesë tjetër.  

Po sikur të mendojmë për studentët dhe të lutemi për një student me emër që tani. Të lutemi me emër specifik. Kë njeh ti me emër që është student? 

Lutemi që atë që bëri Perëndia në Amerikë ta bejë në Shqiperi në çdo universitet, të lëvizë fuqishëm. Dhe univertitetet të jeni si pika, si qendra që janë plot me lajmin e mirë dhe nga aty shpërndahet nëpër qytet dhe vend. 

A do e ndalosh vrullin e ditës për një moment tani dhe të lutesh për këtë gjë? 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>