27 Maj

Trashëgimia Jote! 

Vargu i ditës: "Mos mblidhni për vete thesare mbi tokë, ku i brejnë tenja dhe ndryshku, dhe ku vjedhësit shpërthejnë dhe vjedhin." Mateu 6:19

Sa po mundohesh për ta rritur mirëqenien ndërsa kalojnë vitet? Sa njerëz njeh që janë skllavëruar ndaj gjërave materiale, duke kërkuar për vete një shtëpi më shumë, një makinë më shumë, një diçka më shumë, më shumë, më shumë... Dhe kështu kalon një jetë e tërë.

Po sikur të mendosh pak më tej? Po sikur këtë dëshirën e madhe për të patur gjëra këtu në tokë, ta kthesh në një dëshirë për të mbledhur thesare për në qiell, duke patur një jetë që e nderon Perëndinë dhe të jetosh sipas parimeve të Tij. 

Dikush ka thënë: "Jeto një jetë të mirë, që njerëzit të mos detyrohen të gënjejnë në funeralin tënd."

Pra, sot mendo për gjërat e mira që do të bësh, për gjërat që do të bësh për të tjerët njëlloj sikur t'i bëje për Perëndinë, duke inkurajuar, duke dashur, duke u shërbyer të tjerëve duke bërë vepra që të njihesh si ndjekës i Krishtit, si bir/bijë e Perëndisë që do të mbahesh mend si një njeri që u shërbeu të tjerëve dhe që ke sjellë ndryshimin në këtë vend. Mendo për trashëgiminë që do të lësh. Si do që njerëzit të kujtojnë ty kur të mos je më ne këtë tokë?

Pëshpërit një lutje

O Atë, më jep urtësinë dhe mendësinë e shërbimit, që t'u shërbej të tjerëve ashtu siç ti më ngushëllove dhe më shërbeve mua. Zot, nuk dua të mbledh thesare në tokë që janë të përkohshme por dua të mbledh thesare për në qiell që janë të përjetshme. Perëndi më mëso dhe më jep sytë e tu që të shoh nevojat e njerëzve. I kërkoj këto në emrin tënd Jezus, Amen.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>