12 Dhjetor

Krishtlindja Është Kohë Festimi Sepse…

Nga atmosfera e krijuar në Tiranë duket sikur të gjithë po e festojnë Krishtlindjen. Është për tu festuar ky muaj sepse Krishtlindja është ditëlindja e Jezusit dhe ditëlindjet duhen festuar apo jo!? Për habi, në festën e kësaj ditlindje injorohet personi që e ka ditlindjen. Madje, as që i përmendet emri në shumë raste. Megjithëse ditëlindja e Jezusit është arsyeja e gjithë festimeve këtë muaj Ai neglizhohet, gati fare. Më shumë përmenden dritat, pema, festa, pushimet, babagjyshi, santa, zbukurimet, dhuratat, darka e Vitit te ri, ku do kalojmë festat ... .

Për disa kjo kohë është muaji kur shpenzon më shumë lek, për disa është kohë stresi sepse nuk ke aq lek për të shprenzuar. Për disa mund të jetë një muaj si gjithë të tjerët. Për disa është koha për të rregulluar shtëpinë. Cila është koha, arsyeja, qëllimi i Krishtlindjes... 

I Pari Është Festimi! Këtë e tha ëngjëlli kur filloi bisedën me barinjtë e Betlehemit, ja çfarë tha: Luka 2:10 ... unë po ju lajmëroj një gëzim të madh për të gjithë popullin ... . Po ju sjell një lajm të mirë, një gëzim të madh për të gjithë njerëzit. Lajmi i mirë i Krishtlindjes ia vlen ta festosh për 3 arsyeje:  Është personal: Unë po ju lajmëroj ju, tyËshtë pozitivnjë gëzim të madhËshtë për këdoPër të gjithë njerëzit. Nuk ka rëndësi se kush je, çfarë ke bërë, ku ke qenë apo për ku je drejtuar, ky lajm është për ty! Është kohë gëzimi, kohë për të festuar, po çfarë? Krishtlindja është koha për të festuar faktin që Perëndia Të Do! Deklarata më e famshme në Bibël është kur Jezusi shpjegon se përse e kishte dërguar Perëndia në tokë:  Gjoni 3:16 Sepse Perëndia aq shumë e deshi botën sa dha (dërgoi) Birin e Tij të vetëmlindur që kushdo që beson në Të, të mos humbasë por të ketë jetën e përjetshme.

Aryeja e parë se përse kemi Krishtlindje është për shkak të dashurisë së Perëndisë. Perëndia të do ty aq shumë sa erdhi në tokë si njeri në mënyrë që ti ta njohësh Atë dhe të mësosh t’i besosh Atij dhe të mësosh si ta duash Atë. Perëndia u bë njeri si ne që ne ta kuptojmë si është Ai. Perëndia vetëm ne njerëzve na e ka dhënë kapacitetin për ta njohur atë në mënyra që krijesat e tjera nuk munden. Ai na krijoi, si? Zan. 1:26 Sipas imazhit të Tij. Në këtë futet aftësia që ka vetëm njeriu për të patur një marrdhënie personale me Perëndinë. Prandaj Ai e mori inisiativën për të dërguar Jezusin, që ne të kuptonim dashurinë e Tij dhe nevojën tonë për Të. 

Sigurisht që ne kuptojmë disa gjera rreth Perëndisë thjesht duke shikuar se çfarë ka krijuar Ai. P.sh kur shikon natyrën, duket qartë se Perëndisë i pëlqen variacioni, Ai krijoi një univers me shumë forma dhe diversitetet. Mendo për llojet e panumërta të bimëve, kafshëve, shtresat e gurëve, format e flokëve të borës dhe njerëzit me shumë rraca. Nuk ka dy njerëz njëlloj, madje as binjakët nuk janë ekzaktësisht njëlloj. 

Gjithashtu kur shikon fenomenet natyrore, dallon që Perëndia është i fuqishëm dhe i organizuar dhe se Atij i pëlqen bukuria. Perëndia kënaqet kur na shikon që ne kënaqemi me krijimin e Tij. Përndryshe, perse do na jepte aq shumë mënyra për tu kënaqur dhe shijuar krijimin e Tij? Ai na ka dhënë gjuhën per të shijuar. Ai na ka dhënë sytë që të dallojmë dhe pëlqejmë ngjyrat me të cilat Ai e ka “pikturuar” botën. Ai na dha veshë të ndjeshëm dhe e mbushi botën me tinguj, me ritëm dhe muzikë. 

Kapaciteti yt për tu kënaqur është shenjë e dashurisë që Perëndia ka për ty. Ai mund ta kishte krijuar botën, pa shije, pa ngjyra dhe pa tinguj, mund ta bënte nje ngjyre, nje shije dhe pa muzike fare. Por Bibla thotë 1 Timoteut 6:17 Perëndia ... na jep gjithçka bujarisht për ta gëzuar. Ai nuk e kishte detyrim, por e bëri sepse na do shumë. 

Por përsëri deri sa erdhi Jezusi nuk mund ta kuptonim tamam—tamam sesa shumë na do Perëndia. Një Perëndi kaq gjigand sa mbush qiejtë, tokën dhe universin, si është, çfare tipi, karakteri ka, çfarë mendimesh ka për ne. Që ta kuptonim këtë gjë, Perëndia zbriti në tokë! Perëndia mund të kishte gjetur një mijë mënyra për të komunikuar me ne, por Ai që na ka krijuar vetë, e dinte se mënyra më e mirë për të komunikuar me ne do ishte ballë-për-ballë. Nuk dërgoi një engjëll, as profet, as politikan, as ambasador. Ai erdhi vetë. Nëse ti do qe t’i tregosh dikujt sesa shumë e do nuk do të çoje dikë tjetër t’ia thonte, por do shkoje vetë. Kjo është ajo që bëri Perëndia për Krishtlindje: Ai erdhi në tokë në formë njeriu, me trupin e Jezusit, për të na thënë sesa shumë na do dhe sesi është Ai!

Uroj të ketë qenë inkuajim, ndiqe pjesën tjetër nesër tek po i njejti link... 



Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Si Ta Ndaj Dashurinë Perëndisë?

Si Ta Ndaj Dashurinë Perëndisë?
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>