25 Maj

Më ndihmo në dobësi!

Vargu i ditës: "Kështu, pra, edhe Fryma na ndihmon në dobësitë tona, sepse ne nuk dimë çfarë të kërkojmë në lutjet tona, sikurse duhet; por vetë Fryma ndërhyn për ne me psherëtima të patregueshme." Romakëve 8:26

E ke parasysh kur je në momente të vështira dhe do të doje të kishe dikë pranë? Fryma na ndihmon në dobësitë tona dhe Zoti është gjithnjë atje në çdo situatë. Sa e sa herë të është dashur ndihmë në situata të veçanta dhe ke thënë: "Sikur të ishte këtu ai shoku apo shoqja, babai ose nëna" sepse vërtet ke patur nevojë ndoshta i ndikuar edhe nga zgjedhjet që ke bërë sepse ndoshta s’ka qenë ajo gjëja që ke dashur dhe ke përfunduar në atë situatë jo fort të mirë. 

Zoti është gjithnjë aty, është gjithnjë për të ndërhyrë, për të qenë pranë teje dhe për ta kaluar bashkë me ty atë filan stuhi apo situatë që po të mundon. Duke patur një marrëdhënie me Perëndinë, rrjedhimisht do të dimë edhe të lutemi për gjërat që duhen, sipas Vullnetit të tij.

Perëndia ka thënë: "Fuqia ime përsoset në dobësi."

Është pikërisht kur je në momentin më të dobët, në situatën më të vështirë, që ti ke më shumë nevojë për Perëndinë dhe Ai është me ty në atë situatë sepse nuk do të të lërë, nuk do të të braktisë. 

Pëshpërit një lutje:

O Atë, faleminderit që je me mua në çdo moment. Perëndi, ji me mua në ditë të mirë dhe të keqe dhe unë do të mbështetem tek ty dhe nuk do të kem frikë nga sfidat, vështirësitë e jetës. E kërkoj në emrin Jezus, Amen.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>