13 Qershor

Kërko Zotin me ngulm!

Vargu i ditës: "Unë kam pritur me ngulm dhe me durim Zotin, dhe ai u përkul mbi mua dhe dëgjoi britmën time. Më nxori jashtë një grope shkatërrimi, nga balta e moçalit, i vendosi këmbët e mia mbi një shkëmb dhe i ka bërë të qëndrueshme hapat e mia." Psalmet 40:1-2

A ke hasur situata të vështira këtë kohë? A ke patur edhe ti momente ku jeta të është dukur si një gropë thithëse që po të konsumon ngadalë? A je në atë gropë thithëse sot, gropë shkatërrimi? E di... Edhe mua... Më ka ndodhur edhe mua... Më ndodh edhe mua...

Cila është ndjesia që ke kur vjen puna të gropa e shkatërrimit? A të duket vetja i pashpresë, koti, pa vlerë? Cila është “gropa” jote? Pija? Ndonjë varësi tjetër? Ato gjërat me "të kuqe" në internet? Një zakon i vjetër që i rikthehesh edhe pse e shikon që po të konsumon, po të dëmton?

Dikush ka thënë: "Varësia është i vetmi burg ku çelësat ndodhen brenda, i ke ti."

Është koha të mos kërkosh shumë larg për t'u larguar nga gropat shkatërruese që duan të thithin herë pas here. Kërko brenda teje, aty është çelësi për të dalë. Fryma e Shenjtë, Zoti vetë banon brenda teje kur ti e vendos besimin te Jezusi. Pra, kërko Zotin me ngulm dhe prit me durim. Ai do të të nxjerrë jashtë gropës, burgut, varësisë, baltës së moçalit dhe do të vendosë në tokë të sigurtë.   

Pëshpërit Një Lutje:

O Atë, Ti je në kontroll dhe je më i madh se çdo moçal, gropë apo varësi. Ti Perëndi mundesh, Ti mund të më nxjerrësh jashtë kësaj situatë ku jam tani dhe të më vendosësh në tokë të sigurt. Perëndi, do të pres për dorën tënde dhe do ta kërkoj dorën tënde me ngulm. Të falenderoj që tani dhe të kërkoj në emrin tënd Jezus, Amen.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>