10 Qershor

Le të mblidhemi bashkë!

Vargu i ditës: "Dhe le të kujdesemi për njëri-tjetrin, për t'u nxitur për dashuri dhe vepra të mira, pa hequr dorë nga të mbledhurit bashkë tonin, sikurse kanë zakon disa, por të nxisim njëri-tjetrin, aq më tepër se e shihni ditën që po afrohet.Hebrenjve 10:24-25

Po jetojmë në kohë të çuditshme dhe është kjo mendësia, kjo ideja që duhet të jemi të aftë ta çajmë jetën vetë, të bëhemi të zotët e vetes, pa patur nevojën e askujt. Këto vendime që marrim ditë pas dite e vështirësojnë akoma më shumë këtë proces.

Janë këto mendime: "A duhet të shkoj këtë rradhë në kishë? Po pse duhet? A nuk është njëlloj si ta lexoj biblën vetë? Qenka ftohtë, po rri në shtëpi! Qenka vapë, po shkoj në plazh! Jam i mërzitur, nuk më bëhet të dal!"

Por pasazhi më lart na inkurajon që të kujdesemi për njëri - tjetrin, ta inkurajojmë njëri - tjetrin në dashuri dhe vepra të mira. E vërteta është se këto gjëra mund të ndodhin vetëm nëse mblidhemi bashkë, adhurojmë bashkë, lutemi bashkë; pra nuk heqim dorë nga të mbledhurit bashkë sepse kjo është mënyra e vetme si mund të tregojmë përkujdesje, inkurajojmë të tjerët, të lutemi dhe të nxisim dashuri dhe vepra të mira. Kjo gjë nuk mund të ndodhë nëse izolohesh dhe qëndron i ndarë nga ndjekësit e Krishtit. 

Dikush ka thënë: "Kjo është fuqia e të mbledhurit bashkë: na inkurajon, na jep më shumë kënaqësi, shpresë dhe gëzim; na bën të mendojmë më thellë. E thënë ndryshe, na bën të ndjehemi më të gjallë!"

Bukuria e të nxiturit njëri - tjetrin në dashuri dhe në vepra të mira qëndron në pjesën e të mbledhurit bashkë. Le të mos heqim dorë nga të mbledhurit bashkë.

Pëshpërit Një Lutje:

O Atë, lutemi që do të kemi unitet me njëri - tjetrin dhe do të jemi "një" ashtu si Ti dhe Jezusi jeni një. O Perëndi lutem që nuk do të heqim dorë nga të mbledhurit bashkë dhe se do të nxisim njëri - tjetrin në vepra në të mira dhe në dashuri. Kërkoj dhe besoj në emrin Jezus, Amen.   


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>